Kur shpikesi i dietes Shangri-LA, Seth Roberts, profesor i psikologjise, ka krijuar konceptin e vet, i cili sillet rreth te ashtuquajturave “kalori te pashijshme”, te gjithe kane menduar qe eshte i çmendur. Roberts nuk ka lejuar qe kjo te pengoje hulumtimin e tij dhe dieta e tij pas një dekade te tere gezon nje shkalle te larte suksesi.
Kjo diete pohon se si mund te humbni peshe duke konsumuar 1-3 luge uje te sheqerosur dhe 1-2 luge vaj ekstra te virgjer ulliri ne mes vakteve. Roberts pohon se si ushqimi i llojllojshëm i pasur me shije (siç e konsumojme kryesisht) ne trurin tone stimulon ndjenjen e urise, per ç’arsye hame me shume dhe grumbullojme kilograme.
Kur konsumojme ushqim pa shije ose me shije te panjohur; truri mendon që jemi te uritur (pse pra do te hanim ushqim pa shije?), per kete arsye fillojmë ne menyre me efikase te tretim ushqimin dhe te humbim kilogramet.
Dieta e Roberts ka disa rregulla që duhet të ndiqni për të qenë të suksesshëm. Këto janë:
- Merrni 100-400 kalori vaj/uje me sheqeri në ditë
- Konsumoni vajin/ujin me sheqer të paktën një orë larg vaktit
- Uji me sheqer duhet të konsumohet ngadalë për gjysmë ore.
- Nëse nuk keni humbur peshë pas një muaji, shtoni sasine e vajit me 1 luge gjelle
Çfarë mund dhe nuk mund të hani
Mund të hani çfarë të doni. Kjo është bukuria e kësaj diete. Për sa i përket vajit që duhet zgjedhur, duhet të zgjidhni më pak shije, si vaj ulliri ekstra i virgjer ose vaj farash lini.
Uji me sheqer është vetëm ujë i përzier me sheqer të bardhë.