Dieta e sanduicit: per te humbur deri ne 2 kg ne jave

Kjo eshte Dieta e sanduicit: behet fjale per nje menu prej 1200 – 1300 kalori ne dite, pra mundeson humbjen e 1 deri ne 2 kileve ne jave. 

Vleresoni buken

  • Nese i vleresoni mire perberesit mund te arrini te pergatisni ne shtepi ose te porositni ne bar nje sanduic te shijshem dhe te mire per dieten, shkruan dietaonline.
  • E para – dhe me e rendesishmja – mesoni te dalloni llojet e ndryshme te bukes. Buka integrale, mbi te gjitha e thekres, eshte ajo me dietikja. Per 100 grame buke franceze, apo bagete, merrni 280 Kcal. Nese jeni me diete, evitoni buken me vaj, por edhe ato me qumesht dhe soje, pasi permbajne 300 kalori per 100 gr. Buket e pasura me arra, ullin dhe rrush te thate i shtojne kalorite.
  • Mbani mend qe buka – bashke me makaronat, orizin dhe patatet – jane ne vendin e dyte te Piramides Ushqimore, prandaj duhet te merrni 4 porcione ne dite, nderkohe qe fruta e perime duhet te merrni 6 porcione ndersa proteina 3.
  • Karbohidratet me mire konsumojini ne dreke se sa ne darke.
  • Nje keshille e mire per ato qe duan te dobesohen pa shume mundime, eshte qe te perqendrojne ushqimet e pasura me sheqerna ne pjesen e pare te dites, ose te pakten brenda ores 16.00, pasi keshtu organizmi ka kohe t’i trese dhe te shfrytezoje energjine qe sjellin.

bukaa

Me cfare ta shoqerojme?

  • Se pari duhet te themi me cfare nuk duhet ta shoqerojme buken: si fillim salcat. Nese ketchup-i shton 100 Kilokalori ne dreken tone, mos harroni qe majoneza – na jep me shume se 750 Kilokalori, prandaj me mire mos e preferoni.
  • Ne vend te gjalpit, zgjidhni vajin e ullirit per te lyer buken – kur jeni me diete lejohen vetem 4 luge vaj ulliri ne dite (2 luge per vakt).
  • Qe nje sanduic te jete i ekuilibruar nga ana ushqyese, nuk duhet te mungojne proteinat – dhe me te mirat jane pastermaja e vicit (bresaola), proshuta e pjekur dhe pa yndyrna si pula dhe gjeli i detit. Zgjidhni edhe produktet e qumeshtit – por evitoni djathrat e forte dhe ato te stazhionuar, qe jane shume te yndyrshem.
  • Merrni vetem nje fete mozzarella,  ose jo me shume se 40 grame nese e shoqeroni vetem me domate.
  • Evitoni te shtoni ne sanduic produkte te skuqura – si p.sh. kotoleta – dhe sallamet e yndyrshem si: sallam, mortadel, proshuta e derrit, etj. I papershtatshem per dietat eshte djathi brie.
  • Lejohet djathi i fresket i dhise, salca e kosit dhe gjiza, qe eshte i lehte dhe i pasur me proteina.
  • Per te plotesuar sanduicin ideal te dietes jane te gjitha llojet e perimeve dhe sallatave, por nuk duhet te jene skuqur me vaj.

Kete diete duhet ta ndiqni nga e hena ne te premte, ndersa ne fundjave lejohet te ndryshoni menyren e te ushqyerit, por pa e kaluar sasine e kalorive, ne menyre qe dieta te jete efikase.

Cdo dite

  • Mengjesi:
    – Nje filxhan qumesht pjeserisht i skremuar dhe dy feta te biskotuara me nje luge recel. Ose 1 tas i vogel kos me dy luge tershere ose 30 grame corn flakes. Caj ose kafe pa sheqer.
  • Paradite:
    – Frut i stines (zgjidhni mes: 1 dardhe, 1 molle, 100 grame rrush, 3 kumbulla)
  • Pasdite (ora 16.00):
    – Dy luge akullore me fruta ose 3 biscota te thata.

Per te pire se bashku me paninen: uje natyral dhe nje leng te fresket portokalli, ose nje leng frutash pa sheqer.

E hene

Dreka:
– Nje panine me fiftek te pjekur dhe kunguj zgare.
Darka:
– 150 grame peshk ton ose 200 grame merluc zgare, 200 grame sallate e perziere (marule, rukola, radikio) e domate, 30 grame buke.

E marte

Dreka:
– Nje sanduic me mozzarella, domate dhe rigon.
Darka:
– Supe me perime, patate dhe bishtajore (elb, fasule, qiqra) me nje luge te vogel djathe parmigiano te grire, 200 grame panxhar ose spinaq ne avull.

E merkure

Dreka:
– Nje sanduic me perime zgare dhe djathe dhie ose salce kosi.
Darka:
– 120 grame biftek vici ose 150 grame gjoks pule ose gjeldeti, 200 grame bishtaja ne avull, 30 gram buke.

E enjte

Dreka:
– Nje sanduic me qofte (hamburger) dhe speca zgare.
Darka:
– Nje omelete me dy veze dhe 150 grame kunguj, 200 grame sallate radikio.

E premte

Dreka:
– Nje sanduic me peshk ton, sallate marule dhe domate.
Darka:
– 80 grame spageti me domate te fresketa dhe borzilok, ose me salce domatesh, 200 grame sallate jeshile e perzier me karota dhe selino.

femra-moderne.com