Mjafton pak spec djegës për të favorizuar tretjen dhe për të shfrytëzuar vetitë antioksiduese dhe antimalcuese. Sasia e duhur e specit djegës siguron një prurje të mirë të vitaminave A dhe C, principe aktive që mbrojnë qelizat e plakjes. Kjo erzë të ndihmon edhe për t’u dobësuar. Eshte meritë e një substance që rizgjon metabolizmin, duke i lejuar organizmit të sulmojë rezervat energjitike.
Të vlefshme për çdo ditë
- Mëngjesi: një filxhan qumësht (200 g) ose një kos frutash (125 g) me drithëra integrale (30 g) ose dy feta bukë të thekura dhe me pak marmalatë.
- Zëmra e paradites dhe e pasdites: 150 g fruta të stinës ose 3 karota të gjalla.
- Mëlmimi: 3 lugë të vogla vaj ulliri (i barabartë me 15 g).
E premte = 1294 kalori
Dreka: Spageti (80g) me tul domateje të freskët (3 lugë), një açugë e grirë, disa kokrra kaparine, një spec djegës i freskët i grirë, pak kripë dhe një lugë e vogël vaj ulliri. Sallatë e përzier (200 g) me uthull balsamike. Një fetë ananas i freskët (200 g).
Darka: Fileto mish viçi (150 g) me rozmarinë dhe spec djegës pluhur. Perime të ndryshme të gatuara në skarë, me uthull balsamike dhe spec djegës pluhur. Një simite (50 g). Një kivi.
E shtunë = 1264 kalori
Dreka: Makarona (80 g). Sallatë me rukola dhe kopër (200 g) me uthull balsamike. Një mollë.
Darka: Supë me lulelakër (200 g) me spec djegës. Peshk shpatë (200 g) me majdanoz dhe spec djegës. Një simite (50 g). Një dardhë.
E diel = 1443 kalori
Dreka: Pulë (120 g) me erëza pikante: skuqni hurdhën dhe specin djegës në një tigan, shtoni copat e pulës, skuqini, shtoni salcën e domates dhe lëreni të ziejë pak. Sallatë karotash (200 g) me uthull balsamike. Një simite (50 g). Një fetë ananas i
freskët (200 g).
Darka: Makarona (80 g) me maja rrepash, të skuqura në tigan me hurdhë, një açugë pa kripë, një lugë e vogël vaj ulliri, një me djathë kaçkavall, një spec djegës i freskët i grirë.
Sallatë me angjinare me limon (200 g).
Një mollë jeshile.
Burimi: Revista Femra Moderne, Print, Nr. 181
Lexoni edhe: Speci djegës: shije dhe shendet