Dieta e ylberit: te dobet dhe te shendetshem per 28 dite

Dieta e ylberit premton jo vetëm t’ju modelojë, por edhe t’ju bëjë të dukeni më të reja dhe të shëndetshme, vetëm në 28 ditë.

Dr. Nicholas Perricone, autor i “The Perricone Promise”, beson se ushqimi jo vetëm mund të ndikojë te pesha jonë, por gjithashtu ndihmon ngadalësimin – dhe madje kthimin mbrapsht – të procesit të plakjes së trupit. Ai beson se ju mund të hiqni 10 vjet nga pamja juaj dhe t’i shtoni edhe 10 vjet më shumë shpresë jetës, thjesht duke ndryshuar mënyrën se si hani. Lexoni më poshtë principet e dietës.

Ngjyrosmë sa më bukur

Një nga principet e programit është dieta e ylberit. Pigmentet e bimëve jo vetëm i japin ngjyrë frutave, perime/zarzavateve dhe ushqimeve të tjera, si frutat e detit, por janë gjithashtu edhe burimet kryesore të parandalimit të sëmundjeve, janë fitoushqyes dhe antimoshë, antioksidues, antimalcues. Me sa duket, nëna natyrë është përpjekur të na e bëjë më të lehtë zgjedhjen e një diete të shëndetshme – gjithçka që duhet të bëjmë, është t’i bazojmë ushqimet tona mbi ngjyrat e ylberit. Sa më shumë nga ushqimet e tilla të ndërfusni në dietën tuaj, aq më të shkëlqyeshme do të dukeni jashtë dhe më të shëndetshme brenda.

Ushqimet me ngjyrë të kuqe/ portokalli/ të verdhë. Mollë të kuqe, kajsi, panxhar i kuq, speca të kuq, pjepër, karota, qershi, misër, speca të kuq djegës, boronicë e kuqe, karkaleca deti, hudhër, karavidhe, mango, qepë, portokalle, papaja, pjeshkë, dardha, troftë e ylbertë, mjedër, lakër e kuqe, rrush i kuq, verë e kuqe, luleshtrydhe, patate, mandarina, domate, shalqi, salmon, kungull dhe gjalpë kikiriku.

Ushqimet me ngjyrë jeshile. Mollë jeshile, lakër romane, bizele, lakër jeshile, çaj jeshil, kivi, presh, marule, majdanoz, mashurka, spinaq, dragua, trumzë.

Ushqimet me ngjyrë blu/ të purpurt. Manaferra, rrush i zi pa fara, çaj i zi, boronica, rrush dhe patëllxhanë, kumbulla, kumbulla të thata.

Yndyrnat e dobishme për një lëkurë të mahnitshme

Megjithëse të gjithë ne duhet të përpiqemi të pakësojmë prurjet tona të yndyrnave të këqija, si lyrat e ngopura dhe ato bimore përveç vajit të ullirit, Dr. Perricone na kujton se nuk është e shëndetshme të përjashtohen të gjitha lyrat nga dieta jonë. Në fakt, ai thotë se mund të jetë me të vërtetë e rrezikshme për shëndetin tonë të përgjithshëm, për funksionet e trurit dhe gjendjen e lëkurës sonë. Acidet lyrore esenciale, që gjenden te ushqimet, përfshirë peshqit e yndyrshëm – si salmoni – te vaji i ullirit, arrat dhe farat, ofrojnë shumë të mira shëndetsore. Midis të tjerash, ato ndihmojnë për të pakësuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe formimin e droçkave të gjakut, të presionit të ulët të gjakut, mbrojnë kundër depresionit dhe e ruajnë trurin të shëndetshëm, lëkurën të butë dhe pa rrudha.

Një menu e thjeshtë

Mëngjes
– Omëletë e gatuar me dy vezë të plota dhe 2 të bardha vezë, mëlmuar me erëza të freskëta.
– Krem i bërë kos dhe fruta pylli të përziera dhe 1 lugë fara lini.
– Gotë e madhe me çaj jeshil ose një gotë ujë.

Dreka
– Sallatë pule, gjeldeti ose tofu.
– Sallatë e madhe jeshile me copa domatesh
– Copë e madhe pjepri
– Gotë e madhe uji.

Zëmra
Qiqra, 2 kërcej selinoje, 3 bajame, 1 gotë e madhe me ujë.

Darka
– Salmon me shparguj të zier në avull dhe thjerrëza
– Gotë e madhe me ujë

Para gjumit
– Djathë baxhe me 1 lugë gjelle fara kungulli të copëtuara
– Gotë e madhe me ujë.

Principet e Perricone

  1. Çdo ushqim ose zëmër duhet të përmbajë tre përbërës të rëndësishëm – proteina, karbohidrate me nivel të ulët glicemik dhe yndyrna esenciale.
  2. Konsumoni elementin proteinë të ushqimit ose zëmrës në fillim – burimet më të mira të proteinave janë peshqit e ujërave të ftohta, si shojza dhe salmoni.
  3. Përdorni shumë barishte të freskëta ose të thata, si edhe erëza, për të shtuar shijet. Barishtet dhe erëzat janë substanca të fuqishme antimoshë.
  4. Mos harroni fibrat – sigurohuni që të gjitha zgjedhjet e karbohidrateve të jenë me fibra, si variantet e makaronave, bukës dhe orizit me me miell të pasitur.
  5. Sigurohuni që të pini 8-10 gota ujë në ditë.
  6. Zgjidhni shpendë të rritur në fusha, mish dhe vezë. Zgjidhni salmon të egër më mirë se salmon të kultivuar.
  7. Nëse i skuqni ushqimet, gatuajini në zjarr mesatar dhe jo derisa të bëhen si kafe. Ushqimet në ngjyrë të kafenjtë dhe gatimi në temperatura të larta bëjnë pjesë në një proces të quajtur glikacion, që është më pak ideal për të luftuar plakjen.
  8. Kur zgjidhni marule për sallatë, zgjidhni varietetin me gjethe jeshile të errëta dhe të kuqe, që përmban nivele të larta fito ushqyesish.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search