Eshte rradha te mesoni se cila eshte dieta me e pershtatshme per te mbroni dhembet tuaj.
Mëngjesi për çdo ditë:
Çaj me qumësht, qumësht pjesërisht i skremuar me drithëra integrale, ose biskota integrale me kos.
E hënë
Dreka: Makarona integrale me domate dhe borzilok; sallatë me karota dhe kopër; 1 mollë.
Darka: Krem kungulli; djathë kreshenca (djathë i butë); sallatë jeshile e përzier; 1 panine integrale.
E martë
Dreka: Makarona integrale me kërpudha; perime të përziera të skarës; 1 kivi.
Darka: Gjoks pule në skarë; patate dhe karota furre; një sallatë frutash.
E mërkurë
Dreka: Mëlçi viçi e tiganisur; spinaq në avull; rrush.
Darka: Supë drithërash; gjizë; perime të furrës; 1 mollë.
E enjte
Dreka: Makarona me sardele; sallatë jeshile e përzier; 1 dardhë.
Darka: Dollma me lakër kaçurrele dhe djathë kreshenca; sallatë marule dhe domate; 1 panine; sallatë frutash.
E premte
Dreka: Sallatë me grurë të fortë, domate, speca dhe qepë; 1 racion djathë dhie; rrush.
Darka: Peshk gjuhëz furre me perime; sallatë e përzier; biskota të thata integrale.
E shtunë
Dreka: Supë me presh dhe patate, omëletë me dy vezë dhe barishte; 1 mollë.
Darka: Skumbër me qepë dhe rrush të thatë; 1 panine integrale; akullore me limon.
E diel
Dreka: Brinjë të skarës; sallatë jeshile e përzier; 1 panine.
Darka: Makarona me hudhra, vaj dhe spec djegës; sallatë karotash të grira; 1 kivi.
Recetat
Makarona integrale me kërpudha
Përbërësit për 1 person: 25 g miell integral; 15 g miell i bardhë; 1 vezë e vogël; 50 g kërpudha; 1 thelpi hudhre; 1 lugë gjelle majdanoz i grirë; 5 g gjalpë; kripë.
Përgatitja: Zini brumin, duke përzier dy llojet e miellit, vezën dhe pak ujë.
Hapeni petë dhe filloni ta pritni në shirita. Shkrini gjalpin, shtoni hudhrën dhe majdanozin, pas 4 minutash hiqeni hudhrën, shtoni kërpudhat e prera në feta dhe kaurdisini për 8 minuta. Zieni makaronat dhe rregullojini me salcën e përgatitur.
Dollma me lakër kaçurrele dhe kreshenca
Përbërësit për 1 person: 100 g lakër kaçurrele; 30 g djathë kreshenca; 50 g patate; 50 presh; 30 g pure domatesh; 1 lugë kafeje vaj ulliri.
Përgatitja: Priteni lakrën, duke ruajtur mënjanë 3 gjethe të plota, që duhet t’i përvëloni në ujë të valuar dhe t’i thani. Pritini patatet në kubikë, ndërsa preshtë në feta. Nxehni vajin, hidhni preshtë, pas 5 minutash, patatet dhe pas minutash të tjera lakrën e grirë. Kriposini, lagini me pak ujë, mbulojini dhe lërini të ziejnë për 15 minuta. Kullojini perimet (ruani mënjanë 4 lugë gjelle nga lëngu i tyre), grijini dhe bashkojini me djathin. Kriposeni dhe shpërndajeni përgatitjen nëpër gjethet e ruajtura; mbështillini dhe lidhini. Gatuani purenë e domateve me lëngun e perimeve për pak minuta dhe bashkojini me dollmat. Ziejini për 15 minuta të tjera dhe shërbejeni.
Peshk skumbër me qepë dhe rrush të thatë
Përbërësit për 1 person: 200 g skumbër i freskët; 70 g qepë; ½ qeske me shafran; 1 lugë kafeje mustardë; 5 g rrush i thatë; 1 lugë kafeje vaj; kripë.
Përgatitja: Kaurdisni qepët e grira në vaj për 5 minuta. Shtoni rrushin e thatë të zbutur dhe të shtrydhur, kriposini, lagini me pak ujë, mbulojini me kapak dhe ziejini për 20 minuta. Shtoni shafranin e holluar me një lugë gjelle ujë dhe mustardën; vendosuni sipër filetot e peshkut me lëkurën e kthyer lart, mbulojeni me kapak dhe ziejini për 8 minuta, duke i kthyer vetëm një herë.
https://femra-moderne.com/kurojini-dhembet-nepermjet-ushqimit/