Ndiqni keto keshilla dhe do te mund të humbni 4 kg për 10 ditë. Bëhet fjalë për një dietë të ekulibruar dhe që nuk rrezikon shëndetin.
Te ndaluara:
- Pijet alkoolike
- Pijet me sheqer, apo dhe pak sheqer
- Pijet e gazuara
- Pije në formë pluhuri
- Sheqer i rafinuar
- Salçiçet
- Miell i rafinuar
Të rekomanduara
- Uji dhe çajrat bimorë
- Uji i vakët me limon
Mundësitë e zgjedhjes për dietën 10 ditore
Zgjidhni vetem 1 nga opsionet per selicin vakt
Mëngjesi
- Opsioni 1: Një tas kos i skremuar, ose një sanduiç me proshutë dhe djathë pa yndyrë dhe një mollë
- Opsioni 2: Një tas me qumësht vegjetal, katër biskota integrale dhe djathë i skremuar, një portokall.
- Opsioni 3: Një filxhan çaj bimor, dy feta bukë integrale të thekura, djathë i skremuar dhe një mollë.
- Opsioni 4: Një gotë me lëng portokalli të saposhtrydhur, një fetë me bukë integrale me proshutë dhe një frut sipas dëshirës.
Mesvaktet për paradite dhe pasdite
- Opsioni 1: Një tas kos i skremuar me fara chia
- Opsioni 2: Një copë kek pandispanjë dhe një çaj bimor.
- Opsioni 3: Një racion sallatë frutash dhe një gotë qumësht i skremuar ose vegjetal.
- Opsioni 4: Një gotë qumësht i skremuar ose vegjetal dhe një fetë bukë integrale me reçel pa sheqer.
Dreka
- Opsioni 1: Gjysmë pjate sallatë me lakër të bardhë ose të kuqe, me vaj ulliri, një racion i vogël peshk ton dhe dy vezë të ziera
- Opsioni 2: Një tas me sallatë frutash të ndryshme, një racion gjoks pule e pjekur.
- Opsioni 3: Një racion kunguj të zier me salcë domatesh natyrale, copa djathi dhe erëza.
- Opsioni 4: Një racion prej 150 gram peshk i pjekur në skarë dhe sallatë e përzier me domate, marule dhe qepë.
Darka
- Opsioni 1: Një racion gjoks pule i pjekur në skarë, 4 veta kungull i zier dhe gjysmë domate
- Opsioni 2: Një racion i vogël mish të kuq dhe një sallatë mikse.
- Opsioni 3: Një omëletë me kërpudha dhe qepë.
- Opsioni 4: Gjoks pule në kuba dhe një racion i vogël me oriz integral
- Opsioni 5: Një tas me supë pule ose perimesh.