Dieta: Të humbni 4 kg për 10 ditë

Ndiqni keto keshilla dhe do te mund të humbni 4 kg për 10 ditë. Bëhet fjalë për një dietë të ekulibruar dhe që nuk rrezikon shëndetin.

Te ndaluara: 

  • Pijet alkoolike
  • Pijet me sheqer, apo dhe pak sheqer
  • Pijet e gazuara
  • Pije në formë pluhuri
  • Sheqer i rafinuar
  • Salçiçet
  • Miell i rafinuar

Të rekomanduara

  • Uji dhe çajrat bimorë
  • Uji i vakët me limon

Mundësitë e zgjedhjes për dietën 10 ditore

Zgjidhni vetem 1 nga opsionet per selicin vakt


Mëngjesi

  • Opsioni 1: Një tas kos i skremuar, ose një sanduiç me proshutë dhe djathë pa yndyrë dhe një mollë
  • Opsioni 2: Një tas me qumësht vegjetal, katër biskota integrale dhe djathë i skremuar, një portokall.
  • Opsioni 3: Një filxhan çaj bimor, dy feta bukë integrale të thekura, djathë i skremuar dhe një mollë.
  • Opsioni 4: Një gotë me lëng portokalli të saposhtrydhur, një fetë me bukë integrale me proshutë dhe një frut sipas dëshirës.

Mesvaktet për paradite dhe pasdite

  • Opsioni 1: Një tas kos i skremuar me fara chia
  • Opsioni 2: Një copë kek pandispanjë dhe një çaj bimor.
  • Opsioni 3: Një racion sallatë frutash dhe një gotë qumësht i skremuar ose vegjetal.
  • Opsioni 4: Një gotë qumësht i skremuar ose vegjetal dhe një fetë bukë integrale me reçel pa sheqer.

Dreka

  • Opsioni 1: Gjysmë pjate sallatë me lakër të bardhë ose të kuqe, me vaj ulliri, një racion i vogël peshk ton dhe dy vezë të ziera
  • Opsioni 2: Një tas me sallatë frutash të ndryshme, një racion gjoks pule e pjekur.
  • Opsioni 3: Një racion kunguj të zier me salcë domatesh natyrale, copa djathi dhe erëza.
  • Opsioni 4: Një racion prej 150 gram peshk i pjekur në skarë dhe sallatë e përzier me domate, marule dhe qepë.

Darka

  • Opsioni 1: Një racion gjoks pule i pjekur në skarë, 4 veta kungull i zier dhe gjysmë domate
  • Opsioni 2: Një racion i vogël mish të kuq dhe një sallatë mikse.
  • Opsioni 3: Një omëletë me kërpudha dhe qepë.
  • Opsioni 4: Gjoks pule në kuba dhe një racion i vogël me oriz integral
  • Opsioni 5: Një tas me supë pule ose perimesh.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search