Dilma Rousseff në prag të shkarkimit nga posti i presidentes

Dilma Rousseff, femra e parë presidente e Brazilit, është duke jetuar orët e saj të fundit në krye të shtetit, ndërkohë që senatorët përgatiten ta heqin sot nga presidneca për ta nënshtruar ndaj një procesi shkarkimi për shkak të fshehjes së parave publike.

Mandati i dytë i kryetares së majtë, 68 vjeç, duket se ka mbetur në dorë të Gjykatës Supreme Federale me shpresën e një shpëtimi “in extremis”. Presidentja apeloi dje në mbrëmje para juridiksionit të lartë duke i kërkuar të anulojë atë që ajo e quan një “grusht shteti institucional pa armë dhe bajoneta”.

Dilma Roussef2Senatorët do të mblidhen në orën 9:00 me orën lokale (12:00 GMT) në seancë plenare për të votuar mbi hapjen formale të precesit të shkarkimit të Rousseff, femra e parë presidente e zgjedhur në vitin 2010 në vendin më të madh të Amerikës Latine.

Rezultati i votimit, që do të publikohet në mbrëmje, nuk ngjall asnjë dyshim. Rreth 50 senatorë në 81 janë pro hapjes së procesit të ndaj kësaj ish-guerliase të torturuar dhe burgosur nga diktatura ushtarake. Këta përbëjnë më shumë se sa maxhoranca e thjeshtë prej 41 votash që është e nevojshme për të filluar procesin e shkarkimit të presidentes.

Presidentja Dilma Rousseff i ka thënë BBC-së se ajo është një “viktimë e pafajshme” dhe se do të luftojë për ta dëshmuar pafajësinë.


Dilma Rousseff ne listen e Forbes:

  • vendi i #37 “Njerezit me te fuqishem ne bote per vitin 2015”
  • vendi #31 ne vitin 2014
  • vendi #7 “Grate me te fuqishme”

femra-moderne.com