Nëse asteroidët do të kishin rënë në një moment tjetër me diferencë kohore prej pak miliona vitesh, dinosaurët do të ishin akoma padronë të Tokës.
Ishte një kombinim fenomenesh natyrore, atmosferike dhe natyrisht goditja përfundimtare; ajo e asteroidëve që çuan në zhdukjen e dinosaurve 66 milion vite më parë. Një grup prej 11 shkencëtarësh britanikë, amerikanë dhe kanadezë mbërritën në përfundimin se dinosaurët mund t’i kishin mbijetuar asteroidëve. Ata mbërritën në këtë rezultat pas një studimi disa-vjeçar.
Asteroidët i gjetën dinosaurët në momentin më të dobët të tyre, kur toka ishte e pushtuar nga një aktivitet i lartë vullkanik dhe sizmiologjik dhe kur niveli i ujërave të oqeaneve ishte rritur ndjeshëm. Nëse aseroidët do të godisnin tokën disa miliona vite para ose pas, atëherë kur planeti të ishte stabilizuar, kur aktiviteti vullkanik dhe ai sizmiologjik do të ishte normal, atëherë dinosaurët me shumë gjasa, thonë shkencëtarët, do të kishin mbijetuar.
Mendohet se dinosaurët mbretëruan në Tokë për më shumë se 160 milion vite ku kanë evoluuar duke i shpëtuar zhdukjes…deri në momentin e goditjes së asteroidëve. Nëse asteroidët do të kishin rënë në një moment tjetër me diferencë kohore prej pak miliona vitesh, dinosaurët do të ishin akoma padronë të Tokës.