Disa keshilla se si te kombinoni ngjyrat e veshjeve ne dimer

Disa keshilla se si te kombinoni ngjyrat e veshjeve ne dimer

Te gjitha ngjyrat jane te pranueshme kete vit per stinen e dimrit, ndryshe nga vitet e tjera që zakonisht ka mbizotëruar e zeza dhe tonet e erreta. Kete dimer ngjyrat jane kudo, veshje, këpucë, çanta, peliçe, pallto, aksesorë etj.. Por kjo gje shpesh e ben paksa te veshtire kombinimin. Lexoni disa keshilla te thjeshta per t’jua bere punen me te lehte!

  • Kombinoni ngjyrat e hapura, si një fund ngjyrë pana, me ngjyrat klasike të dimrit, e kaltër ose kafe, jeshile apo e zezë, e kuqe apo blu.
  • Nëse ju pëlqejnë ngjyrat pastel, mos ndaloni vetëm tek ato pranverorët. Zgjidhni materiale të ngrohta me tonalitetet që dëshironi. Bluzë kashmiri me trëndafila nuk do të ishte keq.
pennypincherfashion.com
pennypincherfashion.com
  • Përdorni stampimet dhe ngjyrat e ngrohta, kombinohuni me peliçet, detajet prej lëkure tipike për dimër.
  • Nëse ke dëshirë për diçka me vërtetë shumëngjyrëshe dhe të veçantë, vishni një pallto oversize ngjyra-ngjyra.
  • Përzieni veshje të nuancave të ndryshme, por të të njëjtit tonalitet, si e kuqe qershi me të kuqen e hapur, një kombinim mjaft në modë ky.

kombinimet-e-ngjyrave-dimer2

  • Nëse dëshiron vërtetë ta ekzagjerosh me ngjyrat, vishni një pellush me shumë ngjyra. Edhe veshjet me dantellë janë mjaft në modë. Por mos u fokusoni vetëm tek e zeza e zakonshme. Këtë dimër dantellat në modë janë të të gjitha ngjyrave. Por sigurisht qe duhet t’i pershtasni edhe me rastin.

kombinimet-e-ngjyrave-dimer3

femra-moderne.com