Disa keshilla te vlefshme per te pjekur nje gjel deti perfekt

Ju treguam menyren me te thjeshte per te pjekur nje gjel deti, nderkohe qe po te keni parasysh edhe keto keshilla, do arrini perfeksionin

Koha e gatimit per pesha te ndryshme:

4 kg = 2 ore e 45 minuta
5 kg = 3 ore e 20 minuta
6 kg = 4 ore

Tava e re e pjekjes

Gjeli i detit piqet me mire nese ajri i nxehte i qarkullon mire nga te gjitha anet. Ekzistojne disa tava te posacme per pjekjen e gjelit, e cila ka nje skare ku mbeshtetet dhe poshte ne tave derdhet lengu i mishit. Por edhe nese nuk e keni, mund te improvizoni: vendosni nje tepsi te madhe ne katin e dyte te pjeses se poshtme te furres dhe aty derdhni lengun e mishit. Siper vendosni skaren e furres dhe direkt mbi skare gjelin. Skara i lejon ajrit te qarkulloje dhe gjeli piqet nga te gjitha anet pa qene nevoja ta ktheni.

 Si ta kuptojme qe gjeli eshte pjekur?

E vetmja menyre efikase qe tregon nese gjeli eshte pjekur tamam, eshte t’i masim temperaturen me termometer mishi. Ngjyra e lekures nuk tregon se mishi eshte pjekur. Kur termometri tregon 74°C, atehere mishi eshte i pjekur.

Menyra me e thjeshte per te pjekur gjelin e detit

Per nje perfundim te bukur

Kur gjeli te jete pjekur, hiqeni nga furra dhe lereni ne temperature ambienti per 20 minuta para se te prisni. Ne kete menyre nuk do t’i rrjedhin lengjet, por do t’i qendrojne brenda, duke e mbajtur te bute mishin. Nderkohe pergatisni nje salce me lengun e mishit dhe te brendshmet e prera ne copa. Vendoseni ne nje pjatance dhe sipas deshires mund ta dekoroni me fruta, perime, pershesh ose salcen me lengun dhe te brendshmet e veta.

Nese doni ta sherbeni te prere ne copa, sigurohuni qe te keni nje thire te mprehur mire dhe pjatanca ku do t’i sherbeni te jete e ngrohte.

femra-moderne.com