Disa mënyra sesi çdo qytetar mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të virusit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se çdo qytetar mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të virusit. MSHMS ka sugjeruar edhe disa mënyra për parandalimin e prekjes nga sëmundja.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Në kushtet e lehtësimit të masave, zgjerimit të fashave orare të lëvizjes, heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe përgjegjësia e çdo qytetari për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të respektojnë distancimin fizik, të ruajnë higjienën personale. Institucionet dhe bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte për parandalimin COVID-19”, shprehet Ministria e Shëndetësisë.

Fotografia e Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Më tej, ajo sugjeron që të qëndroni sa më shumë të mundeni në shtëpi. “Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni. Nëse keni mundësi punoni nga shtëpia. Kufizoni kontaktet me personat e tjerë. Kur dilni ruani distancën prej të paktën 1,5 metra distance. Kufizoni kontaktet me personat e tjerë. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni të izoluar”, informon MSHMS.