Djali i Julka Gramo mbush 1 vjec. Fotoja e tyre eshte dashuri e vertete

Djali i vogel i Julkes sot mbush 1 vjec dhe urimin per ditelindjen e tij te pare ajo e ka ndare me te gjithe miqte e saj. 

Greg eshte djali i dyte i ciftit Jula Gramo dhe bashkeshortit te saj Andy Gramm. Me sa duket “termeti” sic e quan ajo vogelushin e saj, eshte aq shume i lidhur pas mamit sa nuk e le anje moment vetem.

Mesazhi eshte i shoqeruar nga nje foto shume mbreselenese. Julka duke ushqyer me gji Gregun e sapolindur. Nje dashuri e vertete. Me sa duket Julka ka vendosur te behet pjese e grupit te femrave te famshme qe jane pro ushqyerjes me gji ne publik dhe e tregojne kete me krenari.

julka

Lexoni urimin e kendshem te Julkes:

“U be nje vit qe ky burri i vogel (termet) ma ka mbledh rrup sup. U be nje vit qe perjetoj lumturi ne permasa gjigande (lodhje e lufte ne po te njejtat permasa)… Greg aspak si vellai i tij me ka mbajtur te mberthyer pas vetes gjate gjithe kohes, nuk me linte te ikja, me donte te gjithen per vete dhe ne fakt mire ka bere!!! Kam shijuar cdo sekonde me te dhe jam kaq e lumtur. Greg (apo Gego sic e therrasim ne ne zhargonin e perditshem) nuk ka FB apo Insta qe te lexoje urimet dhe ndjenjat e mamit ne nje dite specifike, por fundja nuk ka nevoje se ja shpreh mami cdo dite e cdo moment…

Uroj qe ai dhe te gjithe femijet e tjere te rriten ne nje bote ku paqja te mbizoteroje, ne nje bote qe u jep mundesine te jetojne sa me shume femijerine e tyre, ne nje bote te denje per ta…

Dhe meqe sot u be 1 vjec babi@andygramm te lutem lexoja pak kete pjesen: ka ardhur koha qe te behesh pak me i pavarur dhe t’a lesh mamin te largohet pak me teper. U rrite tani! P.s. S’e kisha menduar kurre qe do te isha kaq e lumtur si mam i dy cunave”

 

Edhe ne i urojme te behet 100 vjec. Gezuar ditelindjen vogelush!

 

femra-moderne.com