Djathi, ushqimi qe s’duhet ta ndani nga tavolina

Zor se gjen dike qe nuk e do djathin! Djathi është një delikatesë, qoftë e skuqur, e pjekur, e përdorur për mbushje, ose thjesht si një shoqëruese e bukes se thekur apo e një gotë me verë. Por cilat jane vlerat e saj ushqyese? Sa e shëndetshme është ajo? 

Djathi përmban disa ushqyes të rëndësishëm për shëndetin siç janë kalçiumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12.

Djathi është një nga ushqimet me më shumë vlerë dhe është një burim i mirë proteinash, kalciumi, vitaminash dhe mineralesh. Djathi është i pasur në yndyrna të ngopura ndaj deri më sot besohej se rriste nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Por n je studim i ri sugjeron se ky produkt luan rol mbrojtës për shëndetin kardiovaskular.

Vlerat e Djathit

  • Të gjitha studimet kane treguar se njerëzit që konsumojnë djathë rregullisht ishin 18% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Ata ishin 14% më pak të rrezikuar nga sëmundjet koronare dhe 10% më pak të rrezikuar nga ishemia.
  • Krahas shëndetit të zemrës, konsumimi i djathit ndihmon edhe në forcimin e kockave dhe ul rrezikun nga osteoporoza.
  • Efektet e djathit janë të dobishme edhe për hipertensionin dhe shëndetin e dhëmbëve gjithashtu. Kjo pasi kontribuon në mbajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm.
  • Djathi përmban sasi të mëdha të vitaminës dhe kolinës.
  • Në përmbajtjen e tij ka gjithashtu përmbajtje të vitamin E, vitaminës K, riboflavinës, vitamin B6, folate, vitaminë B12, acid pantothenic dhe betainë.
  • Pervec ketyre, djathi eshte nje burim i mire i proteines, i cili eshte nje perberes shume i rendesishem per muskujt.
  • Duke qene nje nenprodukt i qumeshtit, djathi eshte shume i mire edhe per shendetin e kockave.
  • E rendesishme eshte te mos tejkaloni masen, pasi dihet qe cdo qe qe konsumohet me teprice nuk ben mire.

femra-moderne.com