Domate-qershi dhe ullinj te pjekur ne furre
Kjo eshte nga ato recetat e thjeshta, por shume te shijshme, perfekte per te shoqeruar buken e thekur.
Koha e gatimit: 20 minuta
Veshtiresia: Shumë e lehtë
Përbërësit:
• 4 gota domate-qershi dhe domate te vogla
• 1 filxhan ullinj te prere pergjysme
• 3 lugë vaj ulliri
• 1/4 lugë çaji piper i kuq ne fleteza
• 1/4 lugë kripë
• 1/2 filxhan gjize
• lëngu i një gjysmë limoni
• 15 – 20 gjethe nenexhik i copëtuar
• Bukë e thekur (sipas dëshirës)
Përgatitja:
· Pritini domatet-qershi në gjysmën ndersa ato me te voglat lerini sic jane, siç tregohet në imazh.
· Vendosini domatet në një tavë qeramike të lyer me pak vaj ulliri. Shtoni ullinjtë e prerë në gjysmë dhe fletëzat e piperit të kuq.
· Shtoni vaj ulliri dhe spërkatini me kripë.
· Përziejini mirë duke përdorur duart tuaja.
· Vendoseni tavën në furrën e parangrohur në 200 gradë C për 20 – 25 minuta ose derisa domate të piqen. Pastaj nxirreni tavën nga furra dhe shtoni lëng limoni dhe lëkurë të grirë limoni. Pasurojeni me disa gjethe nenexhik dhe gjizë.
· Konsumojeni me bukë të thekur.