32 modele me dorashka te thurura me grep dhe shtiza per dimrin
Nese jeni e apasionuar pas punimeve me dore, shtiza dhe grep, po ju tregojme disa modele dorashkash shume te vecanta dhe te bukura.
Dorashkat jane nje aksesor i domosdoshem per ditet e dimrit. Ato jo vetem qe na mbajne duart e ngrohta dhe i mbrojne nga acari, por jane edhe nje aksesor estetik. Per femijet jane mese te nevojshme, dhe ne mes gjithe ketyre modeleve qe kemi mbledhur ketu, do gjeni shume ide per femijet, mbi te gjitha per vajzat.
Nje gje qe vihet re nga tendencat e ketij sezoni, jane dorashkat pa pjesen e gishtave. Duke qene me te rehatshme dhe komode, shume njerez preferojne keto lloj dorashkash ne vend te atyre me gishta.
Hidhini nje sy te gjitha modeleve qe kemi gjetur online. Ndonje mund ta pelqeni aq shume sa te vendosni t’i thurni vete me duart tuaja.
Por jo vetem kaq. Nese jeni te zonjat ne kete fushe dhe dini te thurni mire, ju jeni ne kohe per t’i bere njerezve tuaj te dashur nje dhurate te vecante per Krishtlidje dhe per Vitin e Ri. E ku ka me bukur se nje dhurate si kjo? Jo vetem qe eshte e nevojshme, por eshte edhe e bere me duart tuaja.
Shikoni modelet e meposhtme: