A do ja dalim? Kete pyetje ma bejne keto dite shume miq , te aferm, paciente te shqetesuar nga lajmet e perditshme mbi pandemine nga covid 19, – shkruan dr. Arben Beqiri ne profilin e tij te Facebook.
“Me keqardhje konstatoj qe rruget e Tiranes jane te mbushura dhe vetem ndonje maske tek-tuk te kujton qe nuk eshte dite e zakonshme pushimi!
Nuk ka te ngjare qe ne ta kalojme kete situate me lehte se vendet e tjera, por duke qene pak me te vonuar ne prekjen nga kjo pandemi kemi mundesi te mesojme shume nga eksperienca e te tjereve.
Nuk ekzistojne as veprime, masa apo buxhete magjike qe te mund te zgjidhim situaten. Por ekzistojne te gjitha premisat qe perhapja e ketij infeksioni teper ngjites te kufizohet ne maksimum! Nuk duhet te lejojme qe per cdo dy paciente qe dalin nga terapia intensive, 5 te rinj te shtrohen ne terapine intensive. Kjo do te bllokonte plotesisht sistemin shendetsor.
Mjeket dhe infermieret po punojne dhe do vazhdojne te punojne pa u lodhur per tu ardhur ne ndihme te semureve. Me kenaqesi konstatoj qe vleresimi per ta sot eshte ne maksimum. Shpresoj qe te mos harroni dhe qe kjo te vazhdoje edhe pas kesaj pandemie.
A do ja dalim? Sigurisht qe PO! Me nje kusht, askush te mos takoje askend per disa dite, me e mira 2 jave. E beni dot kete te dashur qytetare? Qendroni dot ne shtepite tuaja duke evituar cdo kontakt me persona te tjere? Do ti benit nje sherbim gjigand familjes dhe atdheut tuaj! VETEIZOLOHUNI! E keni ju ne dore!”
Pergjigje pyetjeve me te shpeshta rreth Covid 19
1-Sa kohe i duhet virusit nga momenti infektimit deri tek momenti i shfaqjes se semundjes?
Duhen rreth 5 dite nga infektimi deri ne shfaqjen e shenjave te semundjes, por ndonjehere mund te zgjase edhe 14 dite.
2- Pasi sheroheni a fitoni mbrojtje?
Eksperienca me viruset e tjera na meson, qe organizmi krijon mbrojtje, por me kete virus te ri eshte akoma heret per ta thene kete me siguri. Ajo qe mund te thuhet me siguri dhe qe ka shume rendesi, eshte qe njerezit e sheruar nuk jane me perhapes te semundjes.
3- Ku ndryshon Covid 19 nga gripi stinor?
Ne fakt eshte veshtire t’i dallosh pa bere testin, por simptoma kryesore e Covid 19 eshte temperatura dhe kolla. Ndersa gripi ka edhe dhimbje fyti, rrjedhje hundesh apo teshtima, por pothuajse asnjehere veshtiresi ne frymemarrje. Kjo shenje e ben shume te mundur diagnozen e Covid 19. Nese e keni nje ankese te tille, kjo perben nje arsye te forte per te telefonuar ne numrin e emergjences te vene per kete qellim.
4- Cfare do te thote “te veteizolohesh”?
Te veteizolohesh do te thote te qendrosh ne shtepi per 14 dite, duke evituar jo vetem transportin publik ne raste te domosdoshme, por edhe taksite. Ne varesi te mundesive, duke ruajtur distancen me pjesetaret e tjere te familjes.
5- A transmetohet virusi nga doreza e dyerve dhe sa gjate mbijeton?
Dorezat e dyerve mund te ndoten nga duart qe mbartin virusin dhe aty virusi mund te jetoje per disa dite, prandaj eshte shume e rendesishme larja e shpeshte e duarve, per mbrojtjen nga kjo semundje dhe mosperhapjen e saj.
6- A eshte e parrezikshme larja ne nje pishine publike?
Klori ne ujin e pishines e vret virusin, por kjo nuk do te thote qe nuk do ta merrnit virusin ne dhomat e zhveshjes apo ne dorezat e dyerve te ambjenteve pishines.
7- A duhet te mbaj nje maske per te pakesuar mundesine e marrjes apo perhapjes se virusit?
Megjithese mjeket dhe kirurget perdorin shpesh maska edhe para kesaj pandemie, dhe sot me shume se kurre jane te detyruar te perdorin maska te nje cilesie te larte, ka pak prova qe perdorimi i maskave prej publikut te beje ndonje ndryshim, per mire apo per keq. Ne fakt, direktivat e NHS nuk rekomandojne mbajtjen e maskave nga publiku i zakonshem jashte spitaleve dhe klinikave. Ekspertet thone qe higjiena e mire sic eshte larja e rregullt e duarve dhe vecanerisht para se te prekni fytyren eshte mjaft me efektive se maskat.