Dr. Makbule Naipi eshte nje pediatre me 25 vite eksperience pune, e dashur dhe e respektuar nga te gjithe prinderit e femijeve qe ajo ndjek, per menyren se si sillet me pacientet e saj te vegjel dhe percaktimin e sakte te diagnozave. Ajo jep disa keshilla per femijet tuaj.
Me cfare problemesh shendetesore te stines perballen femijet?
Ndryshimet e shpeshta te temperaturave gjate ketyre diteve na ben te gjitheve qe te jemi te rrezikuar nga virozat. Kete rrezik e perforcon fakti qe jemi me sezon virozash. Me te rrezikuar jane femijet e grup moshes 0 deri 6 vjec.
Si duhet te kujdesemi per femijen me grip?
Ne fillim duhet te dallojme nese eshte nje prishje ekuilibri si pasoje e ndryshimeve te temperaturave, apo nje shperthim viral i konfirmuar nga laboratori. Shenjat qe paraqet femija jane te ndryshme. Femija mund te kete temperature te larte, kolle, rrufe, dhimbje fyti, koke, veshi, barku, te vjella etj. Fillimisht ulet temperatura me antipiretik si paracetamol ose ibuprofen. Kujdes, jo aspirina para moshes 18 vjec. Pasurohet dieta ushqimore me lengje, fruta dhe perime. Ambiente te ajrosura, te ngrohta, por jo te nxehta. Veshje te lehta, kryesisht pambuku.
Si te dallojme gripin nga problemet e tjera te rrugeve te frymemarrjes?
Neqoftese femija paraqet shenja te tjera si, veshtiresi me frymemarrje, nxirje te buzeve, te qare me klithma, mungese te theksuar oreksi, do ju rekomandoja paraqitjen prane mjekut per rishikim te situates.
Kur duhen perdorur antibiotiket?
Ne pervojen time, asnjehere. Ne rast se shfaqen komplikacione, te cilat i percakton mjeku eshte ai apo ajo qe vendos dhe e pershkruan ne recete.
Si perhapet virusi dhe si te mbrohemi?
Virusi perhapet me rruge ajrore nepermjet sterkalave te peshtymes. Parandalimi behet duke evituar ambjentet e mbyllura, kontaktin me personat e infektuar, ajrosjen e ambienteve dhe nje nivel higjene e pastertie maksimal.
Cilat jane gabimet e nenave?
Sot nenat shikojne shume reklama te produkteve ushqimore apo farmaceutike dhe i perdorin tek femijet e tyre pa u konsultuar me pare me mjekun e femijes. Gjithashtu marrja nga interneti e informacioneve te ndryshme pa bere shpesh dallimin nese eshte informacion i vertetuar shkencerisht apo mendim a eksperience personale.
Sa e demshme eshte teknologjia apo TV ne zhvillimin e femijeve?
Qendrimi para TV apo paisjeve kompjuterike eshte pengese ne zhvillimin normal te trurit. Zhvillimi i trurit varet nga ngacmimet e jashtme dhe mungesa e tyre.
Varesia e femijeve ndaj ketyre paisjeve demton perqendrimin, aftesite komunikuese, rrit agresivitetin, shton ankthin dhe mundesine per te qene obez, mungese ne te folur dhe me kryesorja shkeput marredheniet prind-femije.
A duhen genjyer femijet?
Ne asnje menyre. Genjeshtra ndikon ne formimin e femijes.
A eshte i veshtire zbulimi i nje femije me crregullime te spektrit autik?
Jo. Neqoftese bashkepunimi prind-mjek pediater eshte i vazhdueshem shenjat evidentohen shume heret dhe perpjekja per te arritur normalitetin jep rezultat te mrrekullueshem.
A eshte rritur numri i femijeve me kete crregullim?
Me keqarrdhje me duhet te them po. Por kjo nuk do te thote qe bashkepunimi prind-mjek nuk jep rezultat pozitiv. Bashkepunimi ne ekip prind-mjek-edukatore=fitore mbi kete crregullim.