Drekoni në zyrë? Merrni energji me keto 4 receta

Drekoni në zyrë me recetat tona energjike. Nuk do t’ju rëndojnë stomakun dhe do të ndiheni në formë të shkëlqyer.

Vezë dhe shparguj

Asparagi e Uova sode… gluten free
  • Ju duhen 2 vezë të ziera, 2 angjinare, vaj, xhenxhefil i freskët i grirë, majdanoz, limon, salcë soje.
  • Veproni kështu: lani angjinaret në ujë me limon. Ziejini dhe pritini ne copa. Prisni ne feta edhe vezet. Mbulojini me salcë soje, limon, vaj, kripë e majdanoz.
  • Ju bën mirë, sepse veza ka hekur dhe vitaminë A, që ju japin energji. Ndërsa angjinaret ndihmojnë në tretje.

Sallate frutash

AEE 737: An Orange? A Slice of Orange? A Piece of Orange? How to ...
  • Ju duhen gjysmë banane, një kivi, 2 fiq dhe 2 kumbulla të thata, lëng portokalli, një lugë kafe fara luledielli, një lugë kafe fara chia, një me mjaltë dhe një lugë me peta çokollate të zezë.
  • Veproni kështu: prisni kivin dhe bananen. Grini fiqtë dhe kumbullat. Shtoni lëngun e portokallit dhe çokollatën.
  • Ju bën mirë, sepse është i pasur kalium, minerali kundër lodhjes. Farërat, frutat e thata ju japin energji për punën mendore pa u rënduar.

Makarona “katalizator”

Ricetta - Pasta salmone noci e pistacchio | Dissapore
  • Ju duhen 70 g makarona tub, 25 g salmon i tymosur, 2 arra, pak vaj ulliri, kripë, piper.
  • Veproni kështu: ngrohni vajin dhe shtoni salmonin e prerë në feta. Shtoni makaronat e ziera, arrat e grira dhe piperin.
  • Ju bën mirë, sepse magnezi i arrave dhe kalciumi i salmonit ju ndihmojnë të luftoni stresin dhe dëmet e ndotjes në lëkurë.

Simite dobiprurëse

  • Ju duhen: Një simite, 2 lugë qiqra të pjekura, 4 domate të vogla, majdanoz, vaj.
  • Veproni kështu: hapeni simiten dhe thekeni. Qiqrat shtypini me kripën dhe majdanozin dhe hapeni te buka. Shtoni domatet të prera përgjysmë.
  • Ju bën mirë, sepse qiqrat dhe buka e thekur janë më të tretshme dhe ju furnizojnë me proteina.

Start typing and press Enter to search