Duart e nënës sime me mesuan c’eshte mirenjohja. Kjo eshte nje nga ato historite e marre ne Web, qe jane leksione te thjeshta per jeten. Ju ftoj ta lexoni deri ne fund…
Një djalosh shkon të paraqesë kurrikulumin e tij, për të provuar të pranohet si menaxher në një ndërmarrje të fuqishme. I kaloi me sukses të gjitha fazat. Mbetej vetëm të kishte një bashkëbisedim me drejtorin. Drejtori kupton nga kurrikulumi i djaloshit, se kishte mbaruar shkollën me rezultate të shkëlqyer. Që në vitet e gjimnazit ai kishte arritur të merrte vetëm nota të larta.
Drejtori e pyet:
-Ke arritur të marrësh ndonjëherë bursë studimi?
– Jo! – U përgjigj djali.
– Babai juaj ka mbuluar shpenzimet e shkollës?
– Jo – thotë djali – Babai im ka vdekur kur unë isha 1 vjec. Shpenzimet e shkollës i ka mbuluar gjithnjë nëna ime!
– Çfarë pune bënte nëna juaj?
– Pastruese në një lavanderi!
Drejtori i kërkon t’i shohë duart. Pëllëmbët e duarve të djalit ishin të buta dhe delikate.
– A e keni ndihmuar ndonjëherë në punë nënën tuaj?
-Jo! Ajo ka kërkuar prej meje vetëm të studioja.
Pasi u mendua pak drejtori i tha: “Shko sot në mbrëmje në shtëpi dhe laji duart nënës tënde. Nesër në mëngjes vazhdojmë me intervistën për punë.”
I riu e ndjeu se punën do ta fitonte. Iu afrua nënës dhe i përshpëriti: Nënë eja t’i laj duart!
Nëna e tij u gjend në befasi dhe psherëtiu thellë. Ndërkohë që i fërkonte duart, djaloshi ndjeu t’i rrëshkisnin lotët në faqe. Për herë të parë parë shihte se nëna e tij i kishte duart të ashpra nga kallot. Më parë nuk kishte vënë re asgjë. Ato duar plot kallo kishin sakrifikuar që ai të ndiqte studimet. Paratë, që kishte fituar me ato duar, kishin bërë të mundur diplomat e tij. Sukseset akademike, që do t’a çonin djalin drejt një të ardhmeje të lumtur.
Te mësosh mirënjohjen
Të nesërmen drejtori vuri re një dritë ndryshe në sytë e djalit.
– A s’më thua çfarë mësove dje në shtëpi?
– Mësova mirënjohjen. Pa atë ç’ka bërë ime më për mua, unë nuk do të isha sot këtu! Kuptova sa e rëndësishme është familja.
– Pikërisht këtë kërkoja nga menaxheri, që doja të punësoja. Doja të punësoja një njëri mirënjohës për ndihmën, që i kanë dhënë të tjerët. Mirëserdhët në ndërmarrjen time!
Një nga gjërat më të vështira është t’i edukosh fëmijës tënd mirënjohjen e përpjekjeve, që të tjerët bëjnë për të. Për t’i mësuar të kuptojnë, se qëllimet që i vë vetes duan shumë sakrifica të arrihen.