A duhet t’i denojme femijet nese ata sillen “keq”?

Sjellja e femijeve eshte nje sinjal, jo një gabim

Kjo do te thote qe duhet te perqendroheni tek arsyeja qe e nxit kete sjellje, se sa tek vete sjellja. Aty fillon gjithcka.

Ne fillim pergjigjuni pyetjeve:

A janë të uritur?
A janë të lodhur?
A janë të tronditur?
A ndihen të pakëndshme?
A ndihen të lidhur me ju?
A prisni shumë prej tyre?
A ndihen ata të dëgjuar?
A ndihen ata të gjykuar?
A ndihen të nënvlerësuar?
A ndihen të kontrolluar?
A ndihen të papërgjegjshëm?
A ndjejnë diçka te padrejtë ndaj tyre?

Si te reagoni?

Ne fillim niseni me një pyetje apo duke i thene se e kuptoni, pastaj në disa raste mund ta pyesni se si mund ta ndihmoni.

Për shembull, “A ndihesh i lodhur? A do të pushosh?”; “Ka qenë një ditë e gjatë, duhet të ndihesh i rraskapitur, si mund të të ndihmoj? “,”Ti ndihesh sikur ajo nuk po dëgjon dhe kjo është vërtet zhgënjyese”, ” Kjo gjë nuk shkoi ashtu siç e prisje, por s’duhet të të mërzise”…

Ndonjëherë do ishte mirë të mos e përmendësh fare sjelljen – përveç nëse është duke lënduar dikë ose duke goditur. Gjithmonë ndihmojeni të ndalojë para se të lendojë dikë. Per shembull, mund t’i thoni: “Nuk do të lejoj që ta godasësh vëllain tënd, kjo gjë të lëndon”. Ose: “Po bërtet kaq shumë për shkak se ndihesh shumë i irrituar” ; “Po thua disa gjëra me të vërtetë lënduese, për shkak se edhe ti je lënduar”.

Është shumë e rëndësishme që të përqëndroheni tek “fillimi i gjithckaje”, tek ato nevoja që nuk po përmbushen, që kanë çuar deri këtu.

Imazh i ngjashëm

Le t’i shohim të gjitha sjelljet si një tregues i asaj që fëmija juaj po përpunon në mendjen e tij dhe provoni ta mbështesni atë pa kushte.

femra-moderne.com