Cifti i aktoreve Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë bërë të ditur se janë ndarë pas nëntë vitesh martesë.
Mesazhi i tyre në Instagram nis me fjalët: “Hej, botë! Pra… kemi diçka për të ndarë me ju”…
https://www.instagram.com/p/BhFuWDWHVkN/?taken-by=jennadewan
Çifti i 37-vjeçarëve, bën të ditur lajmin nëpërmjet një deklarate të postuar në profilet e tyre në Instagram, se kane vendosur me mirëkuptim që të ndahen. Ndërsa këmbëngulin se “mbeten dy miq të mirë” por pranojnë se tani janë “në rrugë të ndryshme”.
Çifti ka një vajzë të quajtur Everly, e cila më 31 maj do të mbushë 5 vjeç. “Ne jemi akoma një familje dhe do të mbetemi prindër të dashur e të përkushtuar për Everly”, shprehen ata në deklaratën e tyre.
Çifti i aktorëve ka dalë së bashku për herë të fundit në 6 nëntor të vitit të kaluar në premierën në Los Angeles për “War Dog”.
Channing u takua me Jenna në sheshin e xhirimit të filmit Step Up në 2006 e u martuan pas tre vjetësh në një ceremoni idilike në Malibu.