Dushi: produktet e pershtatshme per secilin

Me produktet e tanishme, dushi transformohet në një moment të vërtetë lumturie.

Me ose pa kokrriza, aromatikë ose jo, në formë kremi ose vaji… produktet më të cilët lahemi mund të bëjnë shumë më tepër, secili sipas mënyrës së vet.

Skëlfitësit: Butësi e mëndafshtë

  • Xhelërat e pasuruar me kokrriza të vogla pastrojnë duke eleminuar në të njëjtën kohë qelizat e vdekura. Më të buta se gomuesit tradicionalë, ato mund të përdoren çdo ditë.
  • Të përshtatura për të zbutur edhe gjunjët dhe bërrylat e ashpërsuar, ato dhurojnë një lëkurë të butë, ndërsa efekti masazhues i kokrrizave tonifikon dhe stimulon mikroqarkullimin lëkuror.

Vajrat: Një përkëdhelje mbi lëkurë

  • Këto struktura të reja, falë përqëndrimit të lartë të vajrave bimore, janë si një ekran kundër gëlqeres së ujit dhe forcojnë barrierën lipidike të lëkurës.
  • Për më tepër, ato sigurojnë një ndjesi shumë të këndshme, sepse bëhen si qumësht shkumëzues në kontakt me ujin.

Përdorimi i mirë: lahuni me delikatesë, shpëlahuni mirë dhe fshihuni duke e tamponuar trupin, për të ruajtur filmin mbrojtës mbi sipërfaqen e lëkurës.

Vajrat esenciale: Banjo mirëqenieje

  • Nëpërmjet aromës, disa esenca veprojnë menjëherë në sistemin nervor qëndror, në mënyrë qetësuese ose stimuluese.
  • Bergamota ka një veprim dinamizues, i dobishëm për mëngjeset e vështira; trëndafili ose jasemini zgjojnë shqisat; portokalli dhe livando nuk e kanë shokun për vetitë e tyre qetësuese, mbrëmjeve pas një dite tepër sfilitëse.

Parfumet: Kënaqësi të vërteta sensuale

  • Dushi, para së gjithash është një gjest i dobishëm; por kur thuhet i dobishëm nuk do të thotë të bëhet pa kënaqësi e fantazi! Një grimë parfum, është një plus joshjeje nën dush.
  • Lëkura ngopet me silazhin e përzgjedhur dhe e ruan gjatë orëve të ardhshme. Dhe, sipas humorit, mund të përdorni parfume frutash, sensualë.

Kremrat: Thesare butësie

  • Struktura e tyre e yndyrshme, pasuria e tyre me agjentë të yndyrshëm, mënyra e tyre e paimitueshme për të lënë pas shpëlarjes një film të butë mbi lëkurë, i bëjnë aleatë të lëkurave të thata, të ndjeshme ndaj tërheqjeve nga parehatia.
  • Ato duhen shkumëzuar me shumë ujë në zgavrën e duarve, në mënyrë që të aplikohen me lehtësi në të gjithë trupin dhe pastaj duhen shpëlarë me ujë të bollshëm.

Po për meshkut?

  • Nuk është aspak një lajm sensacional, meshkujve nuk u pëlqen që të kalojnë orë të tëra në banjë. Atyre u duhet shpejtësi, efikasitet.
  • Duke patur flokë më pak të volumshëm se ne, ata mund të lajnë trupin dhe kokën njëkohësisht.
  • Të krijuara me një pH që respekton lëkurën e trupit dhe të kokës, formulat dy-në-një janë ideale për larjen e përditshme, vetëm se problemet e flokëve të veçantë kanë nevojë për përkujdesje të veçanta. 

femra-moderne.com