E bija e Michael Jackson: “Babai im është vrarë”

E bija e mbretit të popit akuzon dhe flet për fëmijërinë e bukur, por të vështirë në Neverland

Paris Jackson, vajza 19 vjeçare e mbretit të popit Michael, kalon në sulm. Në revistën “Rolling Stone”, që i dedikon faqen, e parë në një intervistë të gjatë flet për babanë e saj.

Kërkon drejtësi dhe akuzon: “Babai im është vrarë, jam absolutisht e bindur”.

Paris e humbi babain e saj të adhuruar kur ishte 11 vjeç dhe që atëherë ka jetuar në Neverland: “Për mua ishte gjëja më e rëndësishme, asgjë nuk mund të jetë më e shëmtuar sesa ajo që më ka ndodhur”, nënvizon ajo.

Ajo ka zbuluar për revistën Rolling Stone se Michael herë pas here linte të kuptohej se disa njerëz i donin të keqen dhe në një moment të caktuar thoshte: “Ata do të më vrasin një ditë.” Sidoqoftë, se cilët ishin ‘Ata’, Paris nuk ka mundur dot ta identifikojë ndonjëherë.

Këto po që janë disa mendime të frikshme por kush do ta donte mbretin e pop-it të vdekur? Epo sipas Paris, shumë veta. Ajo nuk u kufizua aspak në përmendjen e emrit të doktorit të Michael, që edhe u dënua për mjekimet e parregullta që i kishte dhënë artistit në muajt e fundit, para vdekjes së tij.

Kompania AEG gjithashtu mendohet përgjegjese. Ata do të menaxhonin rikthimin e fuqishëm të Michael në muzikë nëpërmjet turit “This Is It” dhe punuan me të për ta përgatitur.

Sipas Paris, ata e kanë mbytur në punë babain e saj dhe i kanë kërkuar mjekut ta mbajë të karikuar me ilaçe pa llogaritur aspak se sa i mbilodhur mund të ishte ai.

Paris tregon për kohën e bukur që ka kaluar bashkë me vëllezërit Prince Michael dhe Blanket dhe kohën që nuk e dinte se ishte e bija e tij : “Kujtoj që duhet të studionim shumë dhe të ishim të mirë, nuk mund të luanim sa herë donim”.

Por ka edhe momente errësirë, kur si pasojë e autostimës mendoja se nuk do të bëja asgjë të mirë”. Mbi të gjitha si pasojë e dhunës. “Sot jam më e qetë”, tregon Paris.

femra-moderne.com