E kuqja, ngjyra me joshese

E kuqja eshte ngjyra qe duhet te synoni per fustanin tuaj, nese deshironi te jeni super-joshese.

Fustani i zi eshte chic, elegant dhe “asnjehere nuk i iken koha”, por me sa duket meshkujt “cmenden” per femrat e veshura me te kuqe.

Fustani i kuq

Ngjyra e kuqe shkakton terheqje sepse eshte e lidhur me instiktin primar, ate te seksit. Sipas nje studimi te kryer nga Andrew Elliott dhe Daniela Nieste nga Universiteti i Rochester (New York) nje femer e veshur me te kuqe konsiderohet me terheqese nga meshkujt. Synimi i ketij studimi ishte te provonte “historine e dashurise jetegjate te shoqerise tone me ngjyren e kuqe”. Sipas Elliott, ky “alarm i kuq” mund te kete rrenje primitive biologjike dhe te jete nje trashegimi e evolucionit tone.

Aksesoret e kuq

Kepucet, canta, shalli, bizhuterite, por edhe manikyri & makijazhi ku mbizoterojne tonet e te kuqes, ju bejne te ndiheni me femerore dhe sensuale.

Buzekuqi i kuq

Shume elegant, por edhe teper perfeksionist. Kushti kryesor i lyerjes se buzeve me te kuqe eshte qe te perdoret me menyre perfekte. Si te veprosh? Fshih konturin natyral te buzeve me nje shtrese korrektori, pastaj lyeni buzet.

Shfletoni fotogalerine:

femra-moderne.com