E vërtetuar shkencërisht: Dashuria është si droga

E vërtetuar shkencërisht: Dashuria është si droga

Psikologët nga Universiteti Noristern në Çikago kanë vërtetuar se ndjenja e fortë e dashurisë na bën aq euforikë sa që gjëndja jonë mund të krahasohet me konsumimin e drogës. Kur njerëzit janë vërtet të dashururar, e vetmja gjë që mendojnë është partneri.

Nëse personi i dashuruar nuk eshte prane, ndjenja e mallit është e njejtë si tek narkomanët të cilët me çdo kusht duan ta marrin dozën e tyre. Me kalimin e kohës, ndjenjat zbehen, njesoj si dhe zhvillimi i tolerancës ndaj drogës, kështu që afërsia e partnerit nuk mjafton për të arritur ekstazën. Nga ana tjetër, ndarja çon në “krizë” e cila shfaqet tek narkomanët të cilët nuk mund të arrijnë të gjejnë drogë.

Substanca kimike përgjegjëse për fenomenin dashuri është dopamina, ndërsa pjesa e trurit që e aktivizon është sistemi mesolimbik dopamin. Truri përdor këtë neurotrasmiter për të rregulluar funksionet psiqike dhe komunikon me trupin.

femra-moderne.com