Ekuilibristët vendosin rekord në kohë pandemie duke rrezikuar jetën mbi vullkanin aktiv

Dy ekuilibristë kanë vendosur një rekord të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së pandemisë, duke ecur me shkop mbi një litar përgjatë kraterit të një vullkani aktiv.

28-vjeçari Alexander Schulz, nga Gjermania dhe 33-vjeçari Rafael Bridi, nga Brazili, kaluan përmes kraterit në vullkanin Yasur mbi ishullin Tanna në jugperëndim të Oqeanit Paqësor.

Vullkani është ndër më aktivët dhe mendohet se mund të shpërthejë nga çasti në çast.

Dyshja e vendosi rekordin më 15 prill, në mes të pandemisë. Ata ecin përgjatë një litari 260 metra të gjatë. Ata thanë se llava, e cila arrin deri në 400 metra lartësi në këtë vullkan, rrezikonte të shkrinte në çdo moment litarin ku po ecnin./a2news

Start typing and press Enter to search