Ekzema: cfare eshte dhe kush preket nga ky problem shendetesor

Dermatiti atopik (Ekzema), është një sëmundje e lëkurës e shkaktuar nga inflamacioni.

Dermatiti atopik është lloji më i shpeshtë i shumë llojeve të ekzemës. Derisa fjala ‘dermatitis’ do të thotë inflamim (pezmatim) i lëkurës, “atopic” do të thotë një tendencë për të shfaqur reaksione alergjike, e që shpesh është dukuri e trashëguar.

Edhe pse dermatiti atopik në vete nuk është i shkaktuar nga ndonjë alergji, personat që vuajnë nga ekzema kanë rrezik më të madh të preken nga sëmundje të tjera alergjike (si astma ose ethet e sanës).

Për shumë njerëz ekzema është problem kronik. Kjo është sëmundje më e shpeshtë te foshnjat dhe fëmijët, shumica e të cilëve e tejkalojnë këtë pas moshës shkollore.

Si astma, edhe ekzema duket se trashegohet në familjet. Gjene të caktuara i bëjnë disa njerëz të kenë lëkurë teper të ndjeshme, ndërsa faktorë të caktuar ambiental, siç mund të jetë stresi, mund të shkaktojnë një episod të ekzemës.

Ekzema po ashtu shkaktohet ose përkeqësohet nga kontakti me substanca ngacmuese, nga të cilat më të shpeshtat janë:

  • Pëlhura e leshtë;
  • Sapunët dhe agjentët tjerë të cilët e thajnë lëkurën;
  • I nxehti dhe djersa.
  • Ekzema po ashtu mund të përkeqësohet nga lëkura e thatë.

Meqë ekzema mund të jetë pjesërisht një përgjigje e brendshme ndaj stresit, çdo ngjarje e mbushur me emocione – ndërrim vendbanimi ose edhe një punë e re – mund të shkaktojë shpërthim të sëmundjes.

Kush preket nga dermatiti atopik?

Dermatiti atopik është më i shpeshtë te foshnjat dhe fëmijët. Por ai mund të paraqitet te gjithkush. Njerëzit të cilët jetojnë në qytete dhe klimë të thatë mund të jenë më të prirë ta zhvillojnë sëmundjen.

Kur fëmijët me dermanit atopik rriten, ky problem përmirësohet ose largohet krejtësisht. Por lëkura mund të qëndrojë e thatë dhe mund të irritohet me lehtësi. Herëve tjera, dermatiti atopik është problem edhe në moshë madhore.

Njerëzit nuk mund ta marrin këtë sëmundje nga njerëzit e tjerë ose t’ua japin atë atyre.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search