Eleni Furiera me ne fund e pranon: Jam shqiptare!

Eleni Foureira apo Entela Furera me ne fund e tha: Po, jam shqiptare!

“Ka ndryshuar mënyra sesi i shikoj tani njerëzit. Ndihem më mirë tani. Kisha përjetuar situata të vështira dhe prandaj nuk e kisha thënë. Ishte mbrojtja ime ndaj të tjerëve. Vendosa ta them më në fund. Tani ndihem më mirë që e nxora nga përbrenda. Jam nga Shqipëria”!

Edhe pse e dinim qe ishte me origjine shqiptare, kengetarja e ashtuquajtur Eleni nuk e ka pranuar asnjehere origjinen e saj, perkundrazi pohonte se ishte nga Amerika Latine. Eleni është sot një ndër këngëtaret më të njohura në Greqi, ikone e modes dhe bukurise, por ndoshta asnjë grek nuk e dinte se ajo ishte me origjinë shqiptare, pasi ajo jo vetem qe s’e ka pranuar ndonjehere, por e ka mohuar gjithmone, deri para pak ditesh. Nuk dihet me siguri arsyeja se pse me ne fund vendosi ta pranoje dhe del publikisht me kete deklarate dhe nje foto me flamurin shqiptar.

“Kisha përjetuar situata të vështira dhe prandaj nuk e kisha thënë. Ishte mbrojtja ime ndaj të tjerëve” – ka thene ajo si justifikim. Ndoshta ka te drejte, pasi shume greke jane raciste ndaj shqiptarëve dhe ka gjasa qe edhe ajo te kete perjetuar ndonje situate ku eshte trajtuar keq per shkak te origjines, ne kohen kur ishte vecse 8 vjece dhe shkeli per here te pare ne token greke. Por as kjo s’eshte.

“Nuk besoj se grekët janë racistë, ata i ndihmojnë refugjatët. E kam përjetuar edhe vetë. Kam ardhur nga Shqipëria në moshën 8 vjeç sepse kishim luftë, e kam përjetuar luftën. Mbaj mend që plumbat kalonin brenda shtëpisë sime dhe se mamaja më thoshte se po luanim dhe shtriheshim për tokë dhe ato kalonin sipër nesh”, ka thënë Eleni.

Po atehere arsyeja mund te jete se, duke u hequr si latino-amerikane suksesi dhe fama do ishin me te shpejte dhe te sigurte, edhe pse po te lexosh biografine e saj ne Wikipedia eshte e qarte origjina e saj.

Sot gjerat per Shqiperine dhe per shqiptaret po ndryshojne. Shume artiste te njohura ne bote nuk e kane problem ta pranojne origjinen e tyre shqiptare, si Eliza Dushku, Rita Ora apo Dua Lipa. E rendesishme eshte qe tani kane filluar te ndihen shqiptarë, edhe ata qe nuk ndiheshin te tille dikur.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search