Elia Zaharia, nje nuse perrallore

Qe ne fillim Elia Zaharia kishte kerkuar te kishte nje dasme, qe do transmetonte shume nga Shqiperia, prandaj kishte preferuar qe shoqerueset e saj te ishin te veshura me veshje tradicionale.

Per te gjitha detajet eshte kujdesur vete, duke u munduar te mos shpenzoje shume, por edhe ta beje dasmen te duket sa me te paharrueshme per pjesemarresit dhe ndjekesit.

Ajo kishte zgjedhur dy fustane nuserie. I pari, ai ceremonial, ishte me madheshtor dhe mbreteror, i pershtatshem per nje martese te tille.

Një fustan madhështor royal me një bisht të stërgjatë, i qëndisur me fije të arta. Ishte një ndërthurje e elegancës madhështore të fustaneve mbretërore me bishtin e gjatë dhe të traditës shqiptare me qëndismat që të kujtonin veshjet tradicionale.

Ndersa i dyti, ishte me chic, edhe pse me i thjeshte se i pari. Elegante dhe me finesë, keshtu dukej Elia Zaharia. Fustani i dytë që ajo ka veshur në koktejin në Residencë kishte ngjyrë të bardhë të ngrohtë dhe është i gjithi i mbuluar me një shtresë të punuar me forma lulesh, i mbyllur dhe me model princeshe.

Për veshjet e saj Elia Zaharia ka bashkëpunuar me stilisten nga Kosova Blerina Kllokoqi Rugova. Burimi: Revista Class

femra-moderne.com