Emily Blunt dhe bashkeshorti i saj, aktori John Krasinski, po presin nje femije. Cifti Hollivudian jane bere prinder nje here te vogelushes Hazel, dy vjece. Zedhenesi i ciftit ka konfirmuar se aktorja eshte shtatzene dhe ka deklaruar se cifti eshte shume i lumtur per ardhjen e ketij femije.
Emily dhe John jane martuar qe nga korriku 2010 (ceremonia u realizua ne vilen e George Clooney ne liqenin Komo), pas dy vitesh fejese. Nderkohë, aktorja angleze Blunt po filmon “Girl On The Train”, nje film i bazuar ne novelen bestseller me te njejtin titull, te shkritares Paula Hawkins.
Disa kohe me pare Emily kishte shprehur deshiren per te zgjeruar familjen, duke u shprehur se ndjesia e te qenit nene eshte e papershkrueshme. Ndersa John ne te kundert, eshte shprehur se atesia ne fillim i kishte krijuar disa veshtiresi, sepse “eshte si nje pasqyre qe te shikon vazhdimisht”.
Nuk dihet nese kesaj radhe behet fjale per nje vajze tjeter apo djale, por nderkohe ne vetem mund ta urojme ciftin!