Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të parë

Emina Çunmulaj, modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Sam Nazarian kanë njoftuar me anë të një postimi në Instagram për lindjen e vajzës së tyre, emri i të cilës është Ella Faria Nazarian.

https://www.instagram.com/p/BDh0CPvRq7T/?taken-by=eminacunmulaj

Emina ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me bashkëshortin dhe vogëlushen e tyre, me mbishkrimin “Mirëseerdhe e dashura ime, Ella Faria Nazarian. Familja ime e bukur”.

Emri i dytë i vajzës së saj është edhe emri i mamasë së Eminës, e cila është ndarë nga jeta para dy vitesh për shkak të kancerit. Emina, 31 vjec, është shprehur se dëshironte që vajza e saj të kishte të paktën një pjesë të mirësisë dhe bukurisë së mamasë së saj, Farias. Vetë kjo fjalë në arabisht do të thotë “e bukur, e mirë.” Ella ka lindur mirë dhe gëzon shëndet, peshon 330 gr dhe 53 cm e gjatë.

Emina dhe është martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian ne muajin maj te vitit te kaluar pas divorcit me ish-bashkëshortin i cili gjithashtu është me profesion model.

Emina duket shumë e lumtur me lindjen e vajzës, të cilën po e priste me shumë gëzim dhe ne i urojmë edhe më shumë lumturi në familjen e saj të bukur.

Tani presim të kalojnë pak kohë, që të marri veten nga lindja e vajzës dhe t’i kushtohet asaj, e pastaj të rikthehet në botën e modelingut.

femra-moderne.com