Emisioni BOOM zbulon një tjetër lloj qumështi me nivel të lartë aflatoksine

Në vijim të analizave për aflatoksinë, emisioni “BOOM” zgjodhi një lloj tjetër  qumështi, pikërisht qumështin “Erzeni” me datë skadence 15.5.2018.

Si fillim, “BOOM” bëri blerjen e qumështit nga 3 litra për secilën firmë dhe shishet e qelqit.

Monstrat e marra i dorëzoi në ISUV me datën 8.5.2018.

Në përgjigjet e marra me dt 11.5.2018  rezultoi qe qumështi “Erzeni” i etiketuar me Q1 ka norme mbi vlerën e lejuar  0.05 te aflatoksinës. Emisioni u transmetua pasditen e 23 majit 2018.

Çfarë është Aflatoksina?

Aflatoksina është një mikotoksin që ndikon në krijimin e kërpudhave organike që mund të shkaktojnë kancer. Ajo mund të gjendet në qumështin e kafshëve, si pasojë e ushqimit të kontaminuar që kanë konsumuar kafshët, kryesisht ushqimet bimore. 

Norma e lartë e Aflatoksinës mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin e njeriut. Prania e Alfatoksinës në trupin e njeriut mund të zbulohet në dy mënyra. Një formë është analizimi i urinës, i cili tregon për përmbajtjen në trupin e njeriut, nëse virusi është përthithur në 24 orët e fundit. 

Ndërsa mënyra tjetër me e sigurt është analiza e gjakut, e cila tregon praninë në trup gjatë muajve dhe javëve të fundit, ekspozimin që ka pasur trupi ndaj Alfatoksinës. Ekspozimi i gjatë i Alfatoksinës mund të shkaktojë tumor në mëlçi, hemorragji, ënjtje, probleme me tretjen, probleme me metabolizmin e njeriut, probleme mendore dhe deri në gjendje kome./Burimi: oranews.tv

femra-moderne.com