Ky është Emoji më i preferuari i rrjeteve sociale

Apple shpall kete Emoji si me te preferuarin nga te gjithe…

Shumica e përdoruesve të emoji-ve bien dakord se janë një shpikje goxha e gjetur. Imagjinoni sa e lehtë është për të treguar gjendjen e fytyrës tonë në momentin që duam të shprehim diçka!

Pavarësisht se, i përdorim pothuajse të gjitha në momente të caktuara, padyshim që secili nga ne ka një që është më e preferuar se të tjerat.

Edhe pse vazhdimisht krijohen emoji të reja, njerëzit kanë zgjedhur të preferuarën e tyre dhe ajo është e “qeshura me lot” ose e thënë ndryshe, emoji “lol”.

Qesh me lot: Emoji me i preferuar

Sipas “The Independent”, kjo zgjedhje qëndron në krye të listës së emoji-t më të përdorur, ndërsa vendin e dytë e fiton “zemra e kuqe”.

Në vendin e tretë është një zgjedhje qe mund të konsiderohet paksa e çuditshme. Bëhet fjalë për emoji-in “duke qarë”, por ndoshta kjo renditje vjen edhe per faktin se neper rrjete sociale ndahen edhe shume lajme te trishta.

Kjo nuk eshte hera e pare qe “E qeshura me lot” njihet si shume popullore. Sipas nje studimi te meparshem, ky emoji eshte me i perdoruri nder te tjeret.

Ne 2015, Fjalori Anglisht i Oksfordit e ka perzgjedhur kete emoji si “fjala e vitit”.

 

Po ju, cilin emojo perdorni me shume? Na komentoni emoji-n tuaj me poshte, ne sektorin e komenteve…

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search