Enca Haxhia: Ne fillim mundohesha te bia ne sy, ndersa tani shikoni ku jam

Enca Haxhia eshte kengetarja 20 vjecare qe ka bere per vete shume fansa me muziken e saj. Jo vetem ne Shqiperi dhe Diaspore, ajo eshte e dashur dhe e ndjekur edhe ne vende te tjera te botes. YouTube po ben te mundur qe kengetare nga vende te ndryshme te botes te degjohen kudo. Por vetem ata me “dicka” te vecante e arrijne suksesin. Dhe Enca Haxhia eshte nje prej tyre.

Ka gati 7 vjet qe ajo mundohet te bjere ne sy ne boten e muzikes dhe tani eshte vetem ne ngjitje drejt suksesit. “Me kujtohet se si e kam filluar, duke postuar covers ne YouTube qe kur isha 13 vjece dhe mundohesha te bia ne sy. Kurre nuk e kisha imagjinuar qe nje dite do arrija deri ketu ku jam sot..” – shkruan kengetarja.

Kenga e saj e fundit ne bashkepunim me Noizy-n po arrin nje sukses te paimagjinueshem ne nje kohe te shkurter. Bow Down ne vetem 2 muaj ka arritur mbi 30 milion klikime ne You Tube dhe kjo e ka gezuar pa mase Encen. “Jam shume e lumtur te shoh qe nje kenge qe e kam shkruar me aq shume dashuri dhe pasion te arrije 30.000.000. Nje gezim i vertete kur shoh qe njerezit ndihen mire duke kenduar dhe kercyer me dicka qe kam krijuar une” – thote kengetarja e lumtur per suksesin e kenges. Shume pune dhe besim ne vetvete, ky eshte sekreti i suksesit te saj.

Se shpejti priten krijime te reja nga Enca, e cila po merret me pergatitjen e nje kenge ne anglisht, e cila do publikohet se shpejti.

Se deri ku do te arrije te shkoje Enca, na mbetet vetem te presim e te shohim.

Sigurisht qe ne kenaqemi kur e shohim nje kengetare shqiptare te kete sukses dhe i urojme edhe me shume arritje…

enca haxhia2

femra-moderne.com