Eneda apo Jonida: kush e ka veshur me mire fustanin?

Fustanin që Eneda Tarifaj e veshi në tapetin e kuq te Top Awards, ndersa Jonida Maliqi zgjedh ta veshë në pishinë, me taka.

Jonida Maliqi gjithmone bie ne sy për stilin e saj në të veshur, dhe ne profilet e saj sociale lehtesisht mund ta ngaterrosh me nje blogger mode, edhe pse eshte nje nga kengetaret me te njohura shqiptare. Pa te keq, ajo ka publikuar disa foto ne profilin e saj ne Instagram me te njejtin fustan si Eneda Tarifa ne Top Awards me mbishkrimin “Matchy matchy with@enedatarifa “. Kjo qe eshte marre si ironike nga ana e gazetareve te cilet jane shprehur se Jonida po i jep Enedes leksione veshje. 

 

https://www.instagram.com/p/BHIERIcAQvb/?taken-by=jonidamaliqi

Parakalimi i këngëtares Eneda Tarifa në Tapetin e Kuq të Top Awards me fustanin Kenzo, duket se është eklipsuar nga fashionista Jonida. Pa kaluar shumë nga shfaqja e Enedës me veshjen plot ngjyra, Jonida Maliqi duket se ia ka gjetur vendin ku ky fustan kombinon më së miri.

Sipas disave, Jonida duket se i ka dhënë një mësim të mirë Enedës për mënyrën se si të vishet. Ajo e ka veshur në pishinë fustanin Kenzo, i cili kushton rreth 474 Euro, që Eneda zgjodhi ta vishte ndërkohë që kalonte në tapetin e kuq. Siç duket nga propozimi i Jonida Maliqit, ky fustan nuk është për tapet, por për pishinë.

Ju cfare mendimi keni? Kush e ka veshur me mire kete fustan?

femra-moderne.com

Ku ta gjeni fustanin Kenzo? Kliko ketu.