Eneda Tarifa do perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong 2016 me kengen e saj “Përrallë”. Videoklipi “Fairytale” vjen në gjuhën angleze dhe është nje realizim shume i bukur.
Kënga “Përrallë”, shkruar nga Olsa Toqi, doli fituese e Festivalit të 54-t të Këngës në RTSH.
https://www.youtube.com/watch?v=WN9B6rmLw1w
Gjatë përgatitjeve për videoklipin këngëtarja shqiptare realizoi edhe një set fotografish në fshatin turistik të Thethit, që do të shërbejë për intervista ndërkombëtare dhe përfaqësime të ndryshme.
Por duket se Eneda nuk e ka nisur mire rrugen e saj per ne Eurovision. Qe nga publikimi i kenges, 2 dite me pare, duket se nuk ka marre aq shume shikime sa pritej. Por kjo nuk eshte me e keqja. Duket se mospelqimet jane dy here me shume se pelqimet. Nderkohe qe kenga “Fairytale” po transmetohet ne kanalet prestigjoze te muzikes, ne VIVA (e renditur e 3-ta ne Airplay Chart) dhe ne MTV UK. Prandaj duket se fillimi nuk eshte aq i keq… Shpresojme qe Eneda te vazhdoje aventuren e saj “perrallore” ne Eurosong duke na perfaqesuar denjesisht.
Festivali evropian i muzikës do të mbahet në Stokholm të Suedisë dhe zhvillohet në datat 10, 12 dhe 14 maj.
Për veshjen e Enedës është kujdesur stilistja Bora Kokëdhima e cila do të jetë kuratorja e look-ut të Eneidës në “Eurosong”. Fustanet e krijuara janë një ndërthurje e elementëve tradicionalë të Shqipërisë së Veriut, me materiale dhe copa, që janë një trend i ditëve të sotme.
Eneda është shquar gjithmonë për stilin e saj dhe duket se me këto veshje do të përfaqësohet më së miri në Suedi, ku dhe do të zhvillohet festivali.