Me ne fund kengetarja Era Istrefi publikon kengen e shumepritur nga fansat e saj nga e gjithe bota.
Redrum eshte titulli i kenges dhe ka pak ore qe eshte publikuar ne YouTube.
Duket se “Redrum” po merr të njëjtën famë si “Bonbon”, madje shume me shpejt. Kanë kaluar pak orë nga publikimi i klipit dhe menjëherë kënga ka shkaktuar reagimin e mediave të huaja.
Tema e videoklipit eshte e kuqja – ngjyra e kuqe eshte pjese e titullit te kenges, por edhe e pranishme ne te gjithe videoklipin, veshjet e Eres, kudo, shkruan broadwayworld.com.
Nderkohe qe MTV-ja serbe i ka kushtuar një artikull këngëtares duke e quajtur që në titull “hit” këngën e re “Redrum”. Në artikull thuhet se kenga bën fjalë për një vrasje dhe Era e ka sjellë në versionin më të bukur. Gjithashtu Era përshkruhet si një artiste që me këngë shqip arriti të ketë sukses global.
“Redrum” eshte nje bashkepunim me Felix Snow dhe eshte produksion i Ultra Music.
Shikoni videon: