Ergys Mertiri: Halloweeni, feste idiote pa pike kuptimi
Mendjelehtesia eshte semundja me e rende qe kercenon shoqerite moderne, pasi ajo ka vetine qe perhapet lehtesisht, me ndihmen e mediave. Halloweeni eshte ilustrimi me i mire i menyres sesi nje feste idiote pa pike kuptimi fillon e perhapet masivisht, duke u kthyer ne feste kombetare, te organizuara tashme edhe nga shkollat, kopshtet, cerdhet etj.
Dikush mund te thote: C’te keqe ka? – pyetja qe motivon gjithmone cdo veprimtari shoqerore qe karakterizohet nga mosmendimi, nga imitimi pa kuptim dhe nga personalitetet e dobet, pa vullnet te ruajne identitetin e tyre.
Sigurisht, asgje te keqe nuk ka budalleku njerezor ne vetvete, por kur ai kthehet ne sistem jetese, patjeter qe behet i rrezikshem per cdo shoqeri.
E keqja eshte se jetojme sot ne gracken e shoqerise se konsumit qe na imponohet duke nderhyre mbi jetet tona ne funksion te tregut. Sociologjikisht cdo feste ka funksione shoqerore dhe i shperben kryesisht perforcimit te autoritetit dhe sistemit te vlerave te shoqerise ku ajo ekziston. Festa te tilla te importuara nga televizioni rikonfirmojne autoritetin e tregut, kultures se konsumit dhe promovojne konsumizmin si menyre jetese, ku vlera themelore eshte te mosmenduarit. Nese nuk e kupton dot kete, je nje rast i pashprese!
Marre nga profili i Ergys Mertirit ne Facebook