Erisa Terolli, e përzgjedhura për bursën e “Google”-it

Erisa Terolli është studente e vitit të dytë të doktoratës në universitetin “La Sapienza” në degën e informatikës. Pjesa më e madhe e ditës së saj i përkushtohet studimeve dhe punës dhe në fundjavë, aktiviteteve sociale dhe relaksuese. Ajo eshte fituesja e burses se Google, por per te mesuar se cfare eshte kjo burse ju ftojme te lexoni me poshte

Bursa quhet “The Google Anita Borg Memorial Scholarship” dhe është një bursë për nder të shkencëtares Anita Borg, e cila ka qenë një prej shkencëtareve e fushës kompjuterike më të famshme femra. Gjatë gjithë karrierës së saj, i është dedikuar teknologjisë, që të rriste sa më shumë numrin e femrave në këtë fushë. Ajo hodhi iniciativën 50 me 50 deri në vitin 2020, që sipas idesë së saj deri në vitin 2020 të arrihen raporte të barabarta midis femrave dhe meshkujve në këtë fushë. Gjatë karrierës së saj ka ngritur dy institute për motivimin e femrave në fushën teknologjike, por në vitin 2003 me ndarjen e saj nga jeta në mënyrë të papritur karriera e saj brilante u ndërpre dhe në vitin 2004 “Google” mundësoi një bursë me emrin e kësaj shkencëtareje, si gjithmonë duke i qëndruar besnikë idesë së saj për të motivuar femrat, femrat që studiojnë shkencat kompjuterike, elektronikë ose informatikë apo çdo fushë tjetër që ka lidhje me teknologjinë.

Erisa shprehet per fitimin e burses: “Gjithmonë kur futesh në një konkurs e ke atë shpresën dhe dëshirën për të fituar, dhe pas disa muajsh kur inxhinierët e “Google”-it kishin bërë përzgjedhjet më njoftuan që kisha fituar. Normalisht ishte një gëzim shumë i madh.”

Bursa është një vlerë prej 7 mijë euro, me te cilat Erisa do të kete mundësi të paguaj shkollën ose për shpenzime personale. Pervec kesaj, tanime ajo eshte bere pjesë e një komuniteti global të të gjithë bursistëve të “Google”-it, duke qene gjatë gjithë kohës në kontakt me ta për mbështetje, zhvillim në karrierë ose mundësi të tjera.

femra-moderne.com