Ka disa dite qe deputetja shqiptare e parlamentit maqedonas Ermira Mehmeti, perflitet neper mediat shqiptare per biseden erotike me zëvendëskryeministrin maqedonas Musa Xhaferi. Pas 3 ditesh znj. Mehmeti jep versionin e saj.
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të përgjimit telefonik me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, MusaXhaferi. “Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens, është montazh”, thotë Mehmeti për “Dritare.net”. “Por e zbulova kush e ka bërë, cili apo cila fshihet pas saj, kush e ka montuar dhe e denoncova në prokurori, në Shkup, këtë të hënë. Tani do më duhet të mendoj me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetoje dhe të zbulojë arsyet e vërteta që fshihen pas këtij skandali”.
Mehmeti tregon se ky montazh ka dalë në media për herë të parë mes të shtunës dhe të dielës së shkuar, por ajo është në dijeni të tij prej janarit 2016, kohë kur kanë nisur kërcënimet për të, të cilat ajo i ka denoncuar në prokurori. “Kërcënimet ishin të njerëzve të nëntokës, të cilët më shantazhuan”, shpjegon deputeja shqiptare.
Denoncimin në prokurori këtë të hënë ajo e ka bërë privatisht, jo në emër të BDI-së. Por është në kontakt dhe ka lajmëruar për situatën partinë që përfaqëson në Parlament. “Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht kush pretendon të marrë përfitime politike dhe financiare duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur”, theksoi Ermira Mehmeti.
Ndërkaq Prokuroria e Shkupit ka pranuar se ka nisur hetimet dhe pritet të flasë pas ekspertizës së materialit të denoncuar nga deputetja Mehmeti.
Nuk dihet arsyeja se pse dikush apo nje grup njerezish kerkojne te demtojne imazhin e deputetes, e cila eshte nje nga politikanet më te spikatura shqiptare, e cila për 3 mandate ka mbrojtur fuqishëm në Kuvend qëndrimet e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni.