Suksesi i radhës i Ermonela Jahos në Sydney Opera House, mediat australiane: Violeta që do të na thyejë zemrat!
Vazhdon te kete sukses sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho.
Televizioni australian “7 news” , në një lajm dedikuar sopranes shqiptare raporton se Ermonela Jaho përfundoi me sukses provën gjenerale për debutin e saj në Australi me operan Traviata ne Sidney Opera House.
Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sydney të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nis me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike La Traviata do të paraqitet në rolin e Violetës. Shtëpia operistike në Sydeny të Australisë, në faqen zyrtare ka shkruar se edhe prestigjiozja “The Economist”, e ka cilësuar sopranon shqiptare si më të vlerësuarën. Nder te tjera Ermonela Jaho ka fituar edhe çmimin e publikun në International Opera Award 2016.
Ky është debutimi i parë i sopranos Ermonela Jaho në kontinentin australian dhe përgjatë gjithë muajit Shkurt do të ketë disa data të shfaqjes së Traviatës.
Ndërkohë që viti 2017 ka startuar me shkëlqimin e duhur për sopranon shqiptare e cila e nisi vitin me interpretimin me Orkestrën shtetërore franceze në Francë 3 dhe vijoi në Royal Opera House Muscat në Oman ku ishte e ftuara e tenorit me famë botërore Placido Domingo.
Premiera e kësaj opera në Australi do të jetë të premten në mbrëmje me orën lokale. Ermonela Jaho në rolin e Violetës do të prezantohet prej 3 shkurtit deri më 18 shkurt, ku brenda kësaj periudhe do të paraqitet në gjashtë shfaqje.