Estoni: Parlamenti zgjedh për herë të parë një presidente

Per here te pare ne historine e Estonise, nje grua eshte zgjedhur presidente.

3 Tetor 2016 – Parlamenti estonez zgjodhi sot me shumicë dërmuese votash, Kersti Kaljulaid në postin e presidentes së vendit.

Lajmi vjen pasi parlamenti estonez dështoi disa herë për të zgjedhur një kryetar shteti. Kaljulaid do të zëvendësojë në detyrë Toomas Hendrik Ilves.

Kandidatja jopartiake per presidente, 46-vjeçarja Kaljulaid më parë ka shërbyer si audituese e buxhetit në Bashkimin Evropian.

Zonja Kersti Kaljulaid mori 81 nga 98 votat parlamentare, më shumë se 2/3 e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e shtetit. Votat janë ndarë në mes të gjashtë partive në legjislaturë.

Kaljulaid do ta marri detyren si presidente ne 10 Tetor 2016, kur edhe perfundon mandati i presidentit aktual Toomas Hendrik Ilves. Ilves, një kritik i hapur i Rusisë, ka shërbyer dy mandate pesëvjeçare dhe iu ndalua të kandidonte sërish.

femra-moderne.com