Fabio Volo: Ja c’eshte lumturi!

Lumturia, sipas shkrimtarit italian Fabio Volo.

Aroma e kafesë së mëngjesit është një ritual i vogël i lumturisë.

Të mjaftojnë notat e një kënge, ndjesitë që të fal një libër, aromat e ushqimit në kuzhinë, poezia e poetëve të lumturisë, apo prania e kafshëve shtëpiake rreth vetes për të ndjerë një lumturi të pafund.

Parfumi i pranverës të zgjon nga dimri, dhe të lexuarit nën hijen e një peme, të relakson mendjen. Këto janë detaje të vogla që falin lumturi.

Teksa rritesh, mëson se lumturia është e përbërë nga shpërthime të vogla që të ngrohin zemrën. Mëson se dashuria është e përbërë nga ndjesi delikate, me flutura në stomak, dhe me ndjenjën sikur e ke pranë dikë, edhe pse ai person mund të jetë larg teje. Vetëm 5 minuta me atë person të mjaftojnë për të përballuar stresin e gjithë ditës.

Mëson se mjafton të mbyllësh sytë për të zgjuar ndjenjat.

Mëson se mjafton të lexosh një poezi, të dëgjosh një këngë, apo të gatuash, përveçse të bëjnë të ndjesh lumturi, të bëjnë edhe të kujtosh personat që i ke larg dhe në këtë mënyrë zvogëlon distancat.

Mëson se të dëgjosh zërin e dikujt në telefon, apo të marrësh një mesazh të papritur, janë grimca të vogla lumturie.

Mëson të mbash në zemër ëndrra të vogla, por të çmuara.

Teksa rritesh, mëson edhe se nuk ka lumturi më të madhe, se sa të mbash në krahë një fëmijë.

Mëson se dhuratat më të shtrenjta janë ato që flasin për personat që do.

Mëson se lumturia gjendet edhe në melankoli, atëherë kur në një ditar ti hedh gjithë ndjesitë e tua.

Mëson se sa e bukur dhe me vlerë është thjeshtësia…”


Fabio Volo, pseudonim i Fabio Bonetti, lindur më 23 qershor 1972, është një shkrimtar italian, aktor, dublues, prezantues radioje dhe televizioni dhe skenarist. Fabio Volo numëron më shumë se 8 romane në gjuhën origjinale italiane, por që janë botuar në gjuhë të ndryshme, ndër të tjera dhe në shqip.

femra-moderne.com