Gjigandi i teknologjisë, Facebook njofton se do te shkrijë aplikacionet WhatsApp, Instagram dhe Messenger.
Lëvizja pretendon të krijojë “eksperiencën më të mirë të mesazheve”, për miliona përdorues përgjatë botës që përdorin aplikacionin e Facebook.
Në deklaraten e Facebook u shpreh se bashkimi do të mundësojë një platformë mesazhesh që është “e shpejtë, e thjeshtë, e besueshme dhe private”.
Çdo aplikacion do të qëndrojë i ndarë nga njëri-tjetri, megjithatë infrastruktura lidhëse e mesazheve do të jetë e bashkuar.
Ende nuk ka detaje, por bashkimi pritet të bëhet vitin tjetër, raportoi New York Times.