Familjet që duan natyrën janë më të lumtura, thone hulumtuesit nga Universiteti i Illinois. Ata kanë vene re se si natyra rikthen lidhjet shoqerore dhe i bën njerëzit më pak nervoz, duke përmirësuar mënyrën se si lidhen me njëri-tjetrin dhe për të vendosur rituale të rëndësishme.
Kur familjet kalojnë kohë së bashku në natyre përmirësojnë vëmendjen dhe përqëndrimin individual. Ato gjithashtu përmirësojnë marrëdhëniet me njeri-tjetrin, duke shkuar më mirë ne familje. Ky koncept intrigues është studiuar nga hulumtuesit në Universitetin e Illinois. Studimi eshte botuar edhe në Journal of Theory Family & Review.
Teoria e studiuesve është përshkruar nga bashkautorja e studimit Dina Izenstark, e cila thote:
“Kur vëmendja juaj është rikuperuar, ju jeni më i gatshëm të pikasni sinjalet sociale, ndjeheni më pak te acaruar, keni më shumë vetëkontroll… Teoria jone eshte qe, kur vëmendja juaj restaurohet, ajo transferohet tek marrëdhëniet tuaja familjare. Kjo ju krijon mundesine për të shkuar më mirë me pjestarët e familjes”.
Kohet moderne kane mbingarkuar trurin njerezor
Në kohët e sotme, të mbingopjes me teknologji, truri i njeriut ka tendencë të jetë i rraskapitur. Truri eshte i mbingarkuar me “magjepsje te dhunshme’: TV, kompjuter, celulare… Edhe kalimi i kohes ne mjedise të tjera stimuluese, si ngjarjet sportive apo parqet dëfryese. Këto aktivitete kërkojnë vëmendje të drejtpërdrejtë. Ato mund të duken të këndshme, por në të vërtetë e lodhin trurin.
Ajo qe duhet te bejme, eshte t’i krijojmë trurit kushte për tu çlodhur. Clodhja me e mire eshte nepermjet “magjepsjes së butë” – që ndodh kur jemi në natyrë.
Bashke-studiuesi Adam Ebata, shpjegon ndjesine e lehtësimit mendor qe nje prind ndjen kur eshte ne park me femijet. Te ulur ne nje stol dhe shikojne femijet qe luajne. Ndjesia e lirise qe perjetohet ne ato momente eshte nje kenaqesi per trurin e prinderve dhe femijeve.
Gjithashtu, studiuesit zbuluan se praktikimi i ritualeve familjare në natyrë, i ngroh më shumë raportet familjare. Edhe thjeshte një ecje në park çdo fundjavë, apo një shëtitje me qenin çdo darkë mjaftojne. Keto aktivitete ndreqin “funksionimin e vëmendjes” dhe të krijojë një ndjesi përkatësie dhe identiteti mes pjestarëve të familjes.
Berja e gjerave rregullisht dhe ne menyre sistematike, kthehet ne nje ritual familjar. Duke kaluar kohe me familjen tuaj, aq me teper ne natyre, ju i jepni kuptim kesaj kohe dhe familjes.
Me fjalë të tjera, kaloni kohë me familjen tuaj. Dhe në qoftë se ju me të vërtetë deshironi që koha me familjen te kete kuptim, shpenzojeni atë në natyre. Qoftë edhe nje detaj i vogel, bën një dallim te madh.