Fasulet e kuqe qendrojne ne majat e listes se ushqimeve me te pasura ne antioksidante, proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shume perberes te tjere.
Fasulet e kuqe perbejne nje nga ushqimet me te kompletuara mbi toke. Te pasura me fuqi te larta antioksiduese, keto fasule neutralizojne fuqishem gjithe subastancat kanceroze qe shkaktohen nga stresi oksidues, intoksikimi dhe plakja!
Mbrojtje per zemren
Konsumi i fasuleve te kuqe ul kolesterolin e keq dhe redukton rrezikun per t’u prekur nga semundjet e zemres dhe ato kardiovaskulare.
Trajtojne dhe parandalojne disa kancere
Fasulet e kuqe jane te pasura me flavonoide, te cilat ndihmojne ne luften kunder kancerit.
Luftojne diabetin
Fasulet e kuqe kane indeks me te ulet glicemik si dhe stabilizojne nivelin e sheqerit ne gjak. Pervec kesaj, ne saje te fibrave, magnezit dhe kaliumit, fasulet e kuqe ndihmojne qe te kontrollohen edhe nepsi, edhe uria e tepruar.
Burim i shkelqyer proteinash bimore
Proteina te cilat vijne ne formen me te lehte, pa yndyre dhe kolesterol! Kombinimi i tyre me misra ose oriz ofrojne proteine te kompletuar e cila mund te zevendesoje proteinat shtazore!
Fasulet e kuqe jane te pasura me…
- Hekur
- Fibra
- Proteina
- Antioksidante
Fasulet e kuqe…
- Japin energji
- Ulin indeksin glicemik
- Mbrojne qelizat
- Reduktojne kancerin
- Stabilizojne nivelin e sheqerit ne gjak
- Ulin rrezikun per t’i prekur nga semundjet e zemres