Fëmija i vogël nuk e kupton që i rrituri abuzon me të

Fëmija i vogël nuk e kupton që i rrituri abuzon me të, shkruan ne nje status dr. pediatre Lira Gjika.

Sipas dr. Gjikes, femija mendon se i rrituri e vendos në qendër të vëmëmdjes dhe e konsideron special apo të rëndësishëm.

“Për fëmijën i rrituri është gjithçka, deri Perëndia në tokë. Ai, fëmija do të bëjë gjithshka që i rrituri i kërkon. Më vonë kur bëhet më i vetëdijshëm për veten, kupton se çfare i rrituri i ka bërë dhe fillon një ndjenjë frike e krupe. Kur fëmija realizon këtë vetëdije që është i keqpërdorur, nuk di si ta fshehë, nuk di me kë të flasë dhe më e keqja, nuk mund të flasë. Ndihet në faj dhe mendon se fajtori, është ai vetë,” – thote me tej doktoresha.

Është pikërishtë kjo ndjenjë faji që i parrituri provon, e cila ndikon direkt në karakterin e fëmijës dhe ecurinë e tij në mësime. Fëmija mund të bëhet grindavec ose i heshtur dhe i përgjumur.
Të rriturit, pranë fëmijës së keqpërdorur rrallë herë arrijnë të kuptojnë menjëherë. “Kjo nuk tregon që nuk i duam fëmijët apo i neglizhojmë, por njohuritë e pakta dhe rutina e përditshme nuk lejon që menjëherë të konstatohet dhe të ndërhyhet, – sqaron dr. Gjika.

Të mos harrojmë edhe traditën që akuzon dhe etiketon fillimisht viktimën. Kjo vonesë në njohje sëbashku me etiketimin nuk ndodh vetëm në vendin tonë, por është një problem i cili haset kudo. Madje edhe në vende shumë të zhvilluara, të cilët kanë struktura përkatëse e të specializuara dhe një përqindje e lartë, e këtyre fëmijëve zbulohen me vonesë.