Fëmijë mbipeshë? Ja cilët janë “fajtorët”

Femijet mbipeshe nuk jane me nje gje e jashtzakonshme ne Shqiperi. Deshira e prinderve dhe gjysherve per te ushqyer femijet dhe niprat e tyre mire eshte kthyer ne nje fiksim, duke shkaktuar mbipeshe dhe obezitet qe ne moshë të vogël.

Sipas ISHP, në Shqipëri 4 % e fëmijëve 8-10 vjeç janë obezë, ndersa rreth 16 % prejtyre janë mbi peshë. Gjithashtu, specialistet e Shëndetit Publik pohojnë se obeziteti është më i dukshem tek femijët e zonave urbane se sa tek ato rurale. Keshtu, për çdo fëmijë obez në fshat gjendjen 4 fëmijë obezë në qytet. Sipas studimit, numri i fëmijëve mbipeshë në shkollat jopublike është 2 herë me i lartë se në shkollat publike.

Kjo është një situatë shumë serioze për shkakun që obeziteti rrezikon fëmijët të sëmuren me sëmundje kronike si diabeti dhe probleme me zemrën gjatë gjithë jetës. Gjithashtu mbipesha zhvillon stresin, mërzitjen dhe vetëvlerësim të ulët.

Ka shumë shaktarë të mbipeshës. Më të përhapur janë faktorët gjenetik, mungesa e aktiviteteve fizike, ushqyerja jo e shëndetshme ose një bashkim i këtyre faktorëve. Megjithate, një studim i Universitit të Zelandës së Re Jugore në Australi ka arritur në një përfundim interesant ne lidhje me kete.

Baballarët, “fajtorë” për diabetin dhe obezitetin e fëmijëve

Regjimi i të ushqyerit, pesha e trupit dhe gjendja shëndetësore e baballarëve në kohën e ngjizjes mund të ndikojnë në obezitetin e pasardhësve të tyre. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga një studim i Universitit të Zelandës së Re Jugore në Australi. Kërkimi tregon se baballarët obezë (tepër mbipeshë) shkaktojnë alternim gjenetik në metabolizmin e fëmijëve të tyre: pankreasit dhe shtresës dhjamore. Bëhet fjalë për një alternim shumë të lidhur me rrezikun që fëmijët e tyre kur të rriten të bëhen diabetikë dhe obezë.

Televizori në dhomë rrezikon obezitetin e fëmijëve

Sipas një studimi nga Kolegji Universitar i Londrës, fëmijët që kanë televizorë në dhomat e tyre të gjumit, kanë më shumë gjasa të bëhen obezë. Tani është duke u parë nëse pasoja të njëjta shkaktojnë edhe laptopët apo telefonat celularë. Sipas studimit të mësipërm më shumë mundësi obeziteti kanë vajzat.