Femijet duan kujtime, me shume se gjerat materiale

Te gjithe mundohemi te punojme shume qe te fitojme shume, per t’i siguruar femijeve tane gjithcka, qe te mos i mungoje atyre asgje. Por femijet nuk kane nevoje per shume rroba te bukura, disa pale kepuce dhe sandale, as te hane neper restorante, as per i-pad e tableta, as per lodra me te cilat luajne maksimumi nje dite.

Ata kane nevoje per pranine tone, qe ne te luajme bashke e te kalojme kohe me to, t’i mesojme te mbjellin lule apo te mbledhin fruta, t’i mesojme te na ndihmojne ne punet e shtepise dhe ne gatim, te behen pis e te qeshin, pastaj te mesojne se si te pastrohen, pra t’i mesojme te behen te dobishem dhe te jetojne, jo t’i ulim para televizorit apo kompiuterit.

Femijet nuk e bejne dallimin e pushimeve ne Durres nga ato ne Turqi, atyre u mjafton plazhi, loja me reren dhe ujin. Ata s’e kuptojne dallimin mes bukes me gjalpe nga ‘roleja e mishit e mbeshtjelle me pete sfoliate dhe krem shpargujsh” – atyre u mjafton te hane qe te marrin energji. Jemi ne qe i fusim ne mendje “qe te kene me shume” se shoket e shoqet.

Nuk eshte qejf per ta t’u thuash “Sot do dalim per pazar” sepse atyre do t’u pelqente me shume t’i thoje “do bejme nje piknik ne natyre” ose “le te kalojme kohen bashke duke luajtur apo ngjyrosur”. Pra, mos e mbani shume mendjen tek parate dhe deshira per te pasur me shume dhe me shume dhe me shume… Mjaftohuni me aq sa keni, punoni 8 ore dhe shijojini femijet tuaj tani qe jane te vegjel.

Investoni te beni kujtime per femijet tuaj, jo para. Sepse kur te rriten, edhe ata si ne, do e kene mendjen tek puna, jo te na bejne nje vizite per te na pare si jemi. Sepse per te qene pjese e jetes se femijeve tane neser, ne duhet te jemi pjese e jetes se tyre sot. Nese ne i mesojme atyre rendesine e familjes dhe te te qendruarit bashke ne harmoni, kur ne te plakemi, ata do kuptojne se te kalosh kohe me familjen eshte me e rendesishme se sa te besh para. Dhe kur ne te mos jemi, te pakten do t’i leme atyre kujtime te bukura qe t’i mbajne mend.

Sigurisht qe puna eshte e rendesishme, pa te nuk ecim dot perpara, por cfare vlere ka e gjitha kjo, nese nuk shijojme familjen dhe femijet tane?!

Une sot, me shume se c’do gje, kujtoj nga femijeria ime vetem mungesen e prinderve te mi, sepse kishin pune, pune, pune. Dhe une sot e kam mendjen vetem tek puna, puna, puna, sepse keshtu me kane edukuar pa dashje: qe puna eshte me e rendesishme. Nderkohe qe prinderit e mi, duke pare jeten e tyre te shkuar, sot me thone se me e rendesishmja eshte familja, familja, familja.

Ajo kohe qe iku, nuk kthehet me, por e nesermja eshte duke pritur, per ne, qe te marrim vendimet e duhura dhe te bejme zgjedhjen me te mire: te vendosim femijet dhe familjen ne plan te pare. D.J.K.

femra-moderne.com